Shendet

OBSH: Mos lehtësoni masat para kohe, izolimi të vazhdojë!

OBSH për momentin nuk ka ndonjë rekomandim profesional specifik mbi masat lehtësuese izoluese, që shumë vende e rajone po marrin, si rrjedhojë e ngadalësimit të përhapjes së pandemisë së koronavirusit. Përkundrazi këto vende duhet që të bëjnë shumë kujdes që t’i mos lehtësojnë masat izoluese apo t’i heqin ato para kohe, sipas një zëdhënësi të OBSH-së të martën.

“Një nga gjërat më të rëndësishme për secilin vend është mos-heqja e masave izoluese përpara kohe në mënyrë që të evitohet rigodita e ridëmtimi i vendit nga koronavirusi”, shprehet zëdhënësi i OBSh-së zoti Christian Lindmeier.

“Kjo është njësoj si ti të jesh sëmurë për vete e të ngrihesh nga krevati përpara se të jesh shëruar e të nisësh të vraposh. Kështu ti rrezikon të përkeqësosh veten dhe të rikesh ato komplikacione”, shton zoti Lindmeier.

Pak ditë më parë OBSH tha se pavarësisht përmirësimit në vendet e mëdha si Kina dhe Koreja e Jugut, pandemia e koronavirusit është shumë larg përfundimit në atë rajon. “Do të jetë një betejë afatgjatë dhe nuk duhet të ndalemi. Duhet që çdo vend i botës të vazhdojë masat kundër virusit bazuar në situatën në terren”, tha drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Paqësorin Perëndimor, Dr. Takeshi Kasai.

Edhe sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres, deklaroi javën e shkuar se koronavirusi është kërcënimi më i madh global që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Guterres tha se ndikimi socio-ekonomik i kësaj pandemie ka gjasa të ndikojë në stabilitetin dhe zgjerimin e konflikteve. Ai bëri thirrje për një përgjigje globale më të fuqishme dhe efektive ndaj kësaj pandemie. Gjithashtu, theksoi se një gjë e tillë është e mundur vetëm “nëse të gjithë bashkohen dhe harrojnë lojërat politike dhe e kuptojnë se në pyetje është fati i njerëzimit”. OKB gjithashtu ka njoftuar Më tej Guterres njoftoi edhe për krijimin e një Fondi të Reagimit dhe Rimëkëmbjes ndaj Covid-19, që do të mbështesë përpjekjet e vendeve me të ardhurat e ulëta dhe ato të mesme, me qëllim të aftësimit sa më të shpejtë të qeverive që kanë trajtuar krizën. /Reuters/AP


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë