Shendet

Si përhapet dhe si të mbrohemi? Gjithçka që duhet të dini për koronavirusin (video)

Edhe pse virusi i ri është shfaqur për herë të parë në mesin e nëntorit në Kinë, dhe informacionet për të janë të kufizuara, mjekët kanë arritur të zbulojnë disa nga karakteristikat kryesorë të tij.

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar në videon e mëposhtme disa këshilla utilitare:

Koronavirusi është një virus që ka pësuar vazhdimisht mutacion (ndryshime gjenetike), gjë që mund të komplikojë edhe më shumë trajtimin e sëmundjes. Provat e reja sugjerojnë se ekzistojnë afërsisht dy grupe të ndryshme të COVID-19. Kjo shpjegon pse kur virusi u shfaq për herë të parë në Kinë, kishte një vdekshmëri më të lartë se në vendet e tjera. Teknikisht, virusi supozohet të quhet "SARS-CoV-2", ndërkohë që sëmundja klinike quhet "COVID-19". Grupi i virusit të përhapur në Europë është më i lehtë se ai që është përhapur fillimisht në Kinë dhe më pas në Azi, prandaj edhe shkallja e vdekjes është më e ulët. Periudha e inkubacionit të koronavirusit, gjatësia e kohës para shfaqjes së simptomave, është midis një dhe 14 ditësh. Gjatë kësaj, periudhe, edhe pse nuk shfaqin simptoma, të infektuarit mund të vazhdojnë ta përhapin. Një studim i “EMCrit”, një organizatë botërore e mjekëve të pavarur ka zbardhur së fundmi në një publikim të gjitha karakteristikat e zbuluara deri më tani të korovirusit të ri.

Fazat e sëmundjes

Duket se ka faza të ndryshme të sëmundjes nëpër të cilat mund të kalojnë pacientët
Faza e parë kur sistemi imunitar tenton të kundërpërgjigjet ndodh disa ditë pas infektimit. Trupi reagon, por kjo kundërpërgjigje nuk arrin të përmbajë virusin. Simptomat janë relativisht të buta dhe mund të shfaqen për shkak të efektit të drejtpërdrejtë të përgjigjeve të sistemit imunitar.

Faza e dytë: Adaptimi i sistemit imunitar: Përgjigjja e sistemit imunitar fillon me ingranazhe. Kjo çon në rënien e virusit, por mund të rrisë gjithashtu nivelin e inflamacionit në aparatin e frymëmarrjes dhe mund të çojë në dëmtimin e indeve, duke shkaktuar përkeqësim klinik.
Kjo mund të shpjegojë fenomenin klinik ku pacientët janë relativisht në rregull për disa ditë, por pastaj përkeqësohen përnjëherë.

Si përhapet

Convid-19 përhapet nga një person tek një tjetër në mënyrë të ngjashme me sëmundjet e tjera të frymëmarrjes, siç është gripi. Virus mund të transmetohet përmes teshtitjes ose kollitjes, e cila shpërndan pikat e lëngjeve të trupit si pështymën ose mukozën. Kollitjet dhe teshtitjet mund të depërtojnë disa metra dhe të qëndrojnë pezull në ajër deri në 10 minuta.

Koronavirusi izolon Italinë, Gazeta Si, 2020

Këto pika mund të vijnë në kontakt të drejtpërdrejtë me njerëz të tjerë, ose mund të infektojnë ata që i kapin duke prekur sipërfaqet në të cilat ulen pikat e infektuara, ose duke prekur një sipërfaqe dhe më pas fytyrën e tyre. Transmetimi përmes pikave të infektuara mund të parandalohet duke përdorur një maskë standarde kirurgjikale.

Në rastin e koronavirusit, transmetimi mund të ndodhë edhe pavarësisht mungesës së simptomave. Po ashtu virusi mund të përhapet edhe nëse pacientët janë rikuperuar klinikisht nga virusi, por vazhdojnë të infektojnë ata rreth e rrotull tyre.

Një studim i kohëve të fundit zbuloi se pas përmbysjes, pacientët mund të vazhdojnë të kenë një inflamacion të faringut për javë të tëra duke vazhduar ta përhapin sëmundjen.

A transmetohet nga ajri?

Është ende e diskutueshme nëse COVID19 mund të transmetohet përmes rrugëve ajrore (grimca të vogla që mbeten lart në ajër për periudha më të gjata kohore). Transmetimi me ajër do të nënkuptonte nevojën për maska "FFP2" dhe jo maska kirurgjikale. Kjo mundësi ka ngjallur polemika të shumta në të gjithë botën.

Masat për parandalimin e përhapjes nga ajri filluan të përdoren gjatë shpërthimit të MERS-it dhe SARS-it edhe pse nuk pati ndonjë dëshmi e qartë që transmetoheshin përmes rrugëve ajrore. Kjo praktikë është ndjekur edhe me COVID-19, edhe pse vende të ndryshme nuk pajtohen nëse duhen përdorur masat paraprake të ajrit:

Si duket koronavirusi nga afer, Gazeta Si, 2020

Kanadaja dhe Organizata Botërore e Shëndetit rekomandojnë vetëm përdorimin masave paraprake për kujdesin rutinë të pacientëve me COVID-19, ndërkohë që Shteteve e Bashkuara rekomandojnë përdorimin e masave paraprake për transmetimit nga ajri.

Si mund të mbrohemi?

-Pastrim i rregullt i sipërfaqeve rreth nesh (p.sh. duke përdorur 70% etanol ose hipoklor natriumi)
-Higjiena e duarve (etanoli me përqendrim të lartë neutralizon virusin dhe është i lehtë për t’u gjetur. Ai është më efektivi për të eliminuar mundësinë për t’u prekur nga virusi)
-Shmangni prekjen e fytyrës. Kjo është gati e pamundur, pasi në mënyrë të pavetëdijshme ne prekim vazhdimisht fytyrën. Përfitimi kryesor i veshjes së një maske kirurgjikale është se mund të veprojë si një pengesë fizike për të parandaluar prekjen e gojës ose hundës.
Edhe pajisjet mjekësore mund të kontaminohen me COVID-19 dhe të transferojnë potencialisht virusin tek pacientët (p.sh stetoskopi). Një studim i fundit zbuloi se virusi depozitohej tek mjetet mjekësore, por për fat të mirë kjo duket se mund të eleminohet duke i dezinfektuar pajisjet pas çdo përdorimi.

Simptomat

COVID-19 shkakton kryesisht probleme me frymëmarrjes, ethe, kollë, temperaturë dhe, më rrallë, simptoma gastrointestinale. Frekuenca e etheve është e ndryshueshme për grupe të ndryshme të prekurish, por edhe nëse nuk kemi ethe nuk do të thotë që nuk jeni të prekur me COVID-19.

Simptomat gastrointestinale. Deri në 10% të pacientëve mund të paraqiten fillimisht me simptoma gastrointestinale (p.sh. diarre, vjellje), të cilat paraprijnë zhvillimin e etheve dhe temperaturave. Ndërkohë rreth 2% e pacientëve mund të kenë zmadhim të bajameve

Si mund ta trajtojmë

Shumica e pacientëve zakonisht përmirësohen me mjekimeve për sëmundjet respiratore, kështu që në shumicën e rasteve nuk ka nevojë për terapi antivirale. Sidoqoftë, pritja derisa pacientët të sëmururën rëndë përpara se të fillojmë terapinë mund të na bëjnë të humbasim një dritare të hershme trajtimi, gjatë së cilës kursi i sëmundjes është më i modifikueshëm.

Deri më tani, Remdesivir mund të jetë një antivirali më efektiv. Fatkeqësisht, remdesivir nuk është në dispozicion komercial dhe kompania që e prodhon nuk ka hedhur ende sasi të konsiderueshme në treg. Por ai po shpërndahet në vatrat e shpërthimit të koronavirusit nga OBSH-ja, dhe ka gjetur përdorim të gjerë në Itali.

Kush rrezikohet më shumë?

Të rriturit e të gjitha moshave janë infektuar, por rreziku është më i lartë për personat e moshuar dhe ata me gjendje të tjera shëndetësore si diabeti. Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thotë se shumica e viktimave ishin në moshën 60 vjeç ose më të vjetër ose kishin sëmundje të tjera. Shumë pacientë që kanë vdekur janë pranuar në spitale kur sëmundja e tyre ishte avancuar. Pak fëmijë janë raportuar me infeksionin, por kjo mund të ndryshojë.

Duket se është më pak vdekjeprurëse sesa një patogjen i lidhur — SARS, i cili shpërtheu në Kinë në 2002 dhe u përhap globalisht në 2003. SARS vrau rreth 10% të njerëzve që infektonte, ndërsa rreth 2.9% e njerëzve konfirmuan se ishin të infektuar me këtë të ri koronavirus kanë vdekur, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetit.
Por virusi i ri përhapet nga një person te tjetri më lehtë se SARS, sugjerojnë disa modelime të sëmundjeve dhe raste të studiuara
Shumica e njerëzve që janë të infektuar mund të sëmuren lehtë sugjerojnë të dhënat. Nga 44,672 raste në Kinë, 81% kishin simptoma të buta, 13.8% ishin të sëmurë rëndë dhe 4.7% ishin të sëmurë në mënyrë kritike. Të gjithë ata që vdiqën ishin në gjendje kritike.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë