Robin Wright ka thënë se ajo nuk ka parë asgjë të dyshimtë rreth kolegut të saj në “House of Cards”, Kevin Spacey, akuzat për ngacmime ndaj të cilit, bënë që shumë burra të dilnin e të pranonin hapur akuzat kundër aktorit. Wright ka thënë se ajo dhe të tjerët që kanë punuar në serialin e Netflix-it janë “befasuar, sigurisht dhe i trishtuar”, pasi dëgjuan akuzat ndaj Spacey-it.
E pyetur nëse kishte ndonjë gjë të dyshimtë që mund ta bënte aktoren ta mendonte se akuzat ishin të bazuara, aktorja është përgjigjur “Kevini dhe unë e njohim njëri-tjetrin mes xhirimeve dhe mes pushimeve nga njëra skenë në tjetrën, ku edhe kemi qeshur. Nuk e njihja, në fakt nuk e njoh njeriun. Kam njohur profesionistin e jashtëzakonshëm.”
Wright ka shtuar se në marrëdhënien e tyre në sheshxhirim, Spacey ka qenë “i respektueshëm, profesionist,” dhe se aktori ishte “i shkëlqyer” me të.
“Kjo është e vetmja gjë që ndjej se kam të drejtë të flas”, ka shtuar Wright.
Nuk ka pasur më asnjë kontakt mes bashkëshortëve të “House of Cards” qysh prej kohës kur dolën edhe akuzat kundër Spacey-it. “Nuk di as si ta kontaktoj,”, ka thënë Wright.
Akuzat kundër Spacey-it erdhën fill pas daljes hapur të viktimave të Harvey Weinstein-it. Spacey u përjashtua nga serialin i suksesshëm i Netflix dhe personazhi i tij u hoq nga skenari.
Produksioni e nisi sezonin e pestë dhe të fundit të serialit këtë pranverë, duke e vendosur Wright dhe personazhin e saj, aq të parapëlqyer nga fansat, presidenten Claire Underwood, në qendër.
Nëntorin e kaluar, tetë punonjës ngritën padi, mbi pretendime për ngacmim seksual, ndaj Netflix dhe kompanisë prodhuese të “House of Cards” MRC.
Një asistent i produksionit ka thënë se ai është ngacmuar pasi ishte caktuar ta shoqëronte me makinë Spacey-n jashtë sheshxhirimi. Përveçse sjelljes së pahijshme në serial, Spacey është akuzuar se është përpjekur të joshë edheAnthony Rapp, një aktor i Broadway-it, kur ai ishte nën moshën 18 –vjeçare.
Spacey ka marrë pesë kandidime për çmimet Emmy për rolin e tij si mashtruesi Frank Underwood në “House of Cards” dhe një Golden Globe si aktori më i mirë në një serial dramatik televiziv. Ndërsa ai është dëbuar nga Hollivudi, filmi i tij “Billionaire Boys Club” parashikohet të dalë në kinema, në muajin gusht.
Wright do të interpretojë si protagonistja e vetme për sezonin e fundit të “House of Cards” bashkë me Greg Kinnear, Diane Lane, Cody Fern, Michael Kelly dhe Constance Zimmer.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.