Art dhe Kulture

Robin Wright thyen heshtjen

Robin Wright  ka thënë se ajo nuk ka parë asgjë të dyshimtë rreth kolegut të saj në “House of Cards”, Kevin Spacey, akuzat për ngacmime ndaj të cilit,  bënë që shumë burra të dilnin e të pranonin  hapur akuzat kundër aktorit. Wright ka thënë se ajo dhe të tjerët që kanë punuar në serialin e Netflix-it  janë “befasuar, sigurisht dhe i trishtuar”, pasi  dëgjuan akuzat ndaj Spacey-it.

E pyetur nëse kishte ndonjë gjë të dyshimtë që mund ta bënte aktoren ta mendonte se akuzat ishin të bazuara, aktorja është përgjigjur “Kevini dhe unë e njohim njëri-tjetrin mes xhirimeve dhe mes pushimeve nga njëra skenë në tjetrën,  ku edhe kemi qeshur.  Nuk e njihja, në fakt nuk e njoh njeriun. Kam njohur profesionistin e jashtëzakonshëm.”

Spacey dhe Wright, në rolin e çiftit Underwood

Wright ka shtuar se në marrëdhënien  e tyre në sheshxhirim, Spacey ka qenë “i respektueshëm, profesionist,” dhe se aktori ishte “i shkëlqyer” me të.

“Kjo është e vetmja gjë që ndjej se kam të drejtë të flas”, ka shtuar Wright.

Nuk ka pasur më asnjë kontakt mes bashkëshortëve të “House of Cards” qysh prej kohës kur dolën edhe akuzat kundër Spacey-it. “Nuk di as si ta kontaktoj,”, ka thënë Wright.

Gjatë xhirimeve të "House of Cards"

Akuzat kundër Spacey-it erdhën fill  pas daljes hapur të  viktimave të  Harvey Weinstein-it. Spacey u përjashtua nga serialin i suksesshëm  i Netflix dhe personazhi i tij u hoq nga skenari.

Produksioni e nisi sezonin e pestë dhe të fundit të serialit këtë pranverë, duke e vendosur Wright dhe personazhin e saj, aq të parapëlqyer nga fansat, presidenten  Claire Underwood,   në qendër.

Nëntorin e kaluar, tetë punonjës ngritën padi, mbi pretendime për ngacmim seksual,  ndaj  Netflix dhe kompanisë prodhuese të “House of Cards” MRC.

Një asistent i produksionit ka thënë se ai është ngacmuar pasi ishte caktuar ta shoqëronte me makinë Spacey-n jashtë sheshxhirimi. Përveçse sjelljes së pahijshme në serial,  Spacey është akuzuar se është përpjekur të joshë edheAnthony Rapp,  një aktor i Broadway-it, kur ai ishte nën moshën 18 –vjeçare.

Spacey ka marrë pesë kandidime për çmimet Emmy për rolin e tij si mashtruesi  Frank Underwood në “House of Cards” dhe një  Golden Globe  si aktori më i mirë në një serial dramatik televiziv. Ndërsa ai është dëbuar nga Hollivudi, filmi i tij “Billionaire Boys Club” parashikohet  të dalë në kinema, në muajin  gusht.

Wright  do të interpretojë si protagonistja e vetme për sezonin e fundit të “House of Cards” bashkë me Greg Kinnear, Diane Lane, Cody Fern, Michael Kelly dhe  Constance Zimmer.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë