Përhapja me shpejtësi e koronavirusit në Kinë dhe disa vende të botës e Europës ka shtuar vigjilencën e autoriteteve ku disa prej vendeve i kanë mbyllur “kufijtë” për qytetarët kinezë.
Një prej tyre është edhe Italia fqinje ku janë identifikuar dy turistë kinezë me këtë virus, të cilët po mbahen në karantinë në një spital në Romë.
Shqipëria nuk ka marrë ende një vendim të tillë, derisa në vend nuk është identifikuar kush me këtë virus.
Turistët kinezë kanë nisur ta preferojnë shumë Shqipërinë vitet e fundit, qoftë për pushime, por edhe për biznes.
Gjatë vitit 2019-të, sipas Institutit të Statistikave Shqiptare, vendin e kanë vizituar 22 231 turistë kinezë.
Por në muajin dhjetor, kur është zbuluar për herë të parë koronavirus, vihet re se numri i qytetarëve kinezë të hyrë në Shqipëri ka qenë më i ulët, 374.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.