Kobi Bryant, 41 vjeç, një nga yjet e basketbollit amerikan, ka bërë historinë në sportin më popullor në Amerikë. Ai ka luajtur për shumë vite për Los Anxhelos Lakers, duke fituar disa tituj dhe ka qenë një ndër sportistët më të famshëm në gjithë botën.

Ndikimi i Bryant në historinë moderne të NBA-së ka qenë i madh, duke u krahasuar me kampionë si Michael Jordan, LeBron James. Vetëm të shtunën në mbrëmje, Bryant ishte kapërcyer nga James si lojtari i tretë me më shumë pikë të shënuar në NBA (më shumë se 33,000).
Bryant lindi në 1978 në Filadelfia. Ai ishte djali i Joe Bryant, një basketbollist që kaloi disa vite në Itali me ekipet e Rieti, Reggio Calabria, Pistoia dhe Reggio Emilia. Për këtë arsye Bryant e kaloi fëmijërinë në Itali, duke u kthyer përsëri në Shtetet e Bashkuara për të vazhduar shkollën e mesme, në një periferi të Filadelfias. Lidhja e tij me Italinë ishte aq e fortë sa i shtyu vajzat e tij të studionin italisht. Vetëm 18 vjet më parë, ai bëri debutimin e tij në NBA, ku u zgjodh nga Charlotte Hornets dhe më pas u shit te Los Angeles Lakers, e cila do të bëhej “shtëpia” e tij për njëzet vitet e ardhshme.

Lakers
Me fanellën numër 8 (më pas 24, të dyja të tërhequr nga klubi) Kobe Bryant fitoi gjithçka: pesë “unaza”, dy tituj Mvp (lojtari më i mirë) i finales së 2009 dhe 2010. Kobi fitoi unazën e tij të parë në 2000-shin, duke formuar një tandem të jashtëzakonshëm me Shaquille O’Neal. Lakers patën një sukses historik, duke fituar titullin atë sezon, por edhe në 2001-shin dhe 2002-shin. Dy unazat e fundit Bryant i ka fituar në vitet 2009 dhe 2010, kur është votuar edhe si lojtari më i mirë i finaleve. Me kombëtaren amerikane të basketbollit Kobi ka fituar dy medalje ari në Olimpiadat e 2008-ës dhe 2012-ës.

Nofka ‘’Black Mamba’’
Kobe njihej si “mamba e zezë”: pseudonim nga “Kill Bill 2”, ku flitej për një gjarpër të zi që, sipas lojtarit, i kujtonte atij mënyrën e të lëvizurit në fushë.

Tërheqja
Në prill të vitit 2016, vendosi të tërhiqet nga basketbolli, pas disa dëmtimesh. I dha lamtumirën koshit me një ndeshje spektakolare, me 60 pikë kundër Utah Jazz. Filmi me metrazh të shkurtër “Dear Basketball” (I dashur basketboll), i shkruar nga vetë Bryant, me regji të Glen Kllin, ka fituar çmimin “Oscar” në vitin 2018.
Vdekja e tij ka tronditur botën e sportit e përtej. Në rrjetin social “Twitter” kanë vërshuar një lumë statusesh dhe komente ngushëlluese për njeriu që arrit të shkruante historinë në basketboll. Sportistë, politikanë, këngëtarë dhe shumë personazhe të tjerë janë bërë bashkë, duke shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të legjendës së basketbollit.
Ironia e fatit është se Bryant zakonisht shkonte në “Staples Center” me helikopter, siç tregojnë ish-shokët e skuadrës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



