Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar me tarifa fuqitë europiane për të marrë masa ndaj Iranit. Lajmi është konfirmuar nga Gjermania dhe ka ngjallur jo pak reagime në BE.
“SHBA-ka ka kërcënuar se do të vendosë tarifa doganore prej 25 përqind për makinat nëse europianët që të fillojnë procedurat kundër Iranit për shkeljen e marrëveshjes bërthamore”, tha ministrja gjermane e mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer. “Ky kërcënim është serioz,” deklaroi ajo një konference për shtyp në Londër.
Deklarata e saj vjen pasi “Washington Post” raportoi se presidenti amerikan Donald Trump kishte paralajmëruar në mënyrë “private” Francën, Gjermaninë dhe Mbretërinë e Bashkuar se SHBA-të do të vendosnin tarifa për makinat europiane nëse nuk tërhiqeshin nga marrëveshja bërthamore me Iranin.
Ministrja gjermane u takua në Londër me një sërë ministrash për të diskuruar për aeroplanin e rrëzuar nga ushtria iraniane, si dhe trajtimin e familjeve të viktimave.
Pas takimit, ministrat kërkuan një hetim të pavarur dhe transparent të udhëhequr nga konventat ndërkombëtare të aviacionit civil.
Ekziston shqetësimi se qeveria e Iranit po refuzon të bashkëpunojnë me hetimin ndërkombëtar dhe nuk pranojnë të dorëzojnë kutinë e zezë. Por sikur të mos mjaftonte kjo kohët e fundit kanë dalë pretendime se SHBA-të mund të kenë bllokuar radarin iranian, duke e bërë të pamundur që operatori i avitacionit të ketë kontrolluar statusin e aeroplanit.
Trump kërcënoi me tarifa Europën ditët e fundit përpara se diplomatët europianë të bënin një hap pas nga marrëveshja me Iranin. Si rezultat ata pretendojnë se kërcënimi Trump e shtyu Evropën të braktisë politikën e saj për të mbajtur gjallë marrëveshjen bërthamore me Iranin.
Por kërcënimi është një pasqyrë e imponimit të vendimeve të presidentit Trump mbi Europën, duke përdorur kërcënime të sanksioneve ekonomike dhe fuqinë e dollarit për të ta detyruar të ndjekë politikën e jashtme të SHBA-së.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.