Ne rrjet

Trump kërcënon me tarifa BE-në për Iranin!

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar me tarifa fuqitë europiane për të marrë masa ndaj Iranit. Lajmi është konfirmuar nga Gjermania dhe ka ngjallur jo pak reagime në BE.

“SHBA-ka ka kërcënuar se do të vendosë tarifa doganore prej 25 përqind për makinat nëse europianët që të fillojnë procedurat kundër Iranit për shkeljen e marrëveshjes bërthamore”, tha ministrja gjermane e mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer. "Ky kërcënim është serioz," deklaroi ajo një konference për shtyp në Londër.

Deklarata e saj vjen pasi “Washington Post” raportoi se presidenti amerikan Donald Trump kishte paralajmëruar në mënyrë “private” Francën, Gjermaninë dhe Mbretërinë e Bashkuar se SHBA-të do të vendosnin tarifa për makinat europiane nëse nuk tërhiqeshin nga marrëveshja bërthamore me Iranin.

 Ministrja  gjermane u takua në Londër me një sërë ministrash për të diskuruar për aeroplanin e rrëzuar nga ushtria iraniane, si dhe trajtimin e familjeve të viktimave.

Pas takimit, ministrat kërkuan një hetim të pavarur dhe transparent të udhëhequr nga konventat ndërkombëtare të aviacionit civil.

Ekziston shqetësimi se qeveria e Iranit po refuzon të bashkëpunojnë me hetimin ndërkombëtar dhe nuk pranojnë të dorëzojnë kutinë e zezë. Por sikur të mos mjaftonte kjo kohët e fundit kanë dalë pretendime se SHBA-të mund të kenë bllokuar radarin iranian, duke e bërë të pamundur që operatori i avitacionit të ketë kontrolluar statusin e aeroplanit.

Trump kërcënoi me tarifa Europën ditët e fundit përpara se diplomatët europianë të bënin një hap pas nga marrëveshja me Iranin. Si rezultat ata pretendojnë se kërcënimi Trump e shtyu Evropën të braktisë politikën e saj për të mbajtur gjallë marrëveshjen bërthamore me Iranin.

Por kërcënimi është një pasqyrë e imponimit të vendimeve të presidentit Trump mbi Europën, duke përdorur kërcënime të sanksioneve ekonomike dhe fuqinë e dollarit për të ta detyruar të ndjekë politikën e jashtme të SHBA-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë