Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin dhjetor 2019 është 1,1 %. Shumë larg objektivit prej 3 % të Bankës së Shqipërisë.
Një vit më parë ky ndryshim ishte 1,8 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Dhjetor 2019, krahasuar me nëntor 2019, është 0,8 %.
Rritja mesatare vjetore e çmimeve në vitin 2019 është 1,4 % nga 2,0 % që ishte në vitin 2018.
Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit.
Rritja vjetore e çmimeve në muajin dhjetor është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupi “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë”.
Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” dhe ato kanë kontribuar pozitivisht, por më pak, pasuar nga çmimet e grupeve “Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, etj. Çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Shëndeti” kanë kontribuar negativisht me -0,01 pikë përqindje secili.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.