Politike

Raporti i “Fitch”, Meta: Kriza politike, faktori kryesor

Presidenti Ilir Meta shprehet i shqetësuar në lidhje me raportin e agjencisë “Fitch Solutions”, që përkeqësoi me 6.3 pikë shkallën e perceptimit të investitorëve në vendin tonë.

Meta drejton gishtin e fajësisë nga faktorët politikë.

“Pa u ndalur sot në shqetësimet që kanë të bëjnë me faktorët ekonomikë dhe financiarë, dua të tërheq vëmendjen ndaj aktorëve politikë, që faktori kryesor i këtij përkeqësimi është kriza e rëndë politike në vend. Ndaj duhet urgjentisht vendosja e dialogut politik dhe bashkëpunimit për adresimin e menjëhershëm dhe të besueshëm të kushteve të Bundestagut. Përndryshe, jo vetëm çelja e negociatave me Bashkimin Europian pamundësohet, por vendi ynë do humbasë më shumë besueshmërinë e investitorëve të huaj seriozë”, thotë ai.

Duke patur parasysh raportin e “Fitch”, kreu i PD-së, Lulzim Basha reagoi më herët, ku si zgjidhje tha se mbetet vetëm largimi i qeverisë së Edi Ramës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë