Para

Grafiku i ditës / Shkodra ka pagën mesatare më të ulët në vend

Sipas INSTAT paga mesatare mujore në Shqipëri në vitin 2018 ka rezultura 50.589 lekë.
Qarku Shkodër ka pagën mesatare mujorë më të ulët afërsisht 39 mijë lekë, kurse Tirana ka pagën mesatare mujore më të lartë 58 mijë lekë.

Krahasuar me mesataren mujore në nivel kombëtar, qarku Tiranë ka pagën mesatare mujore më të lartë (13,72 %), ndërsa qarku Shkodër ka pagën më të ulët (22,06 %).

Harta tregon që bashkitë, të cilat kanë të zhvilluar punësimin ne sektorin e industrisë nxjerrëse kanë vlerën e pagës mesatare mujore shumë afër vlerës së asaj në nivel kombëtar.

Krahasuar me vitin 2017, paga mesatare mujore bruto gjatë vitit 2018 ka shfaqur një tendencë rritjeje me 3,3 %. Qarku Durrës ka rritjen më të madhe të pagave (5,0 %), ndërsa qarku i Kukës ka rritjen më të vogël (1,6 %).

Studimet mbi pagën mesatare mujore bruto tregojnë se përqindjen më të madhe të ndryshimit e kishte sektori i Arte, argëtim dhe çlodhje. Përqindja në sektorin e Aktiviteteve të pasurive të paluajtëshme u ul .


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë