Mendim

Pasuesi i Hahn një lajm i mirë vetëm për Serbinë

Nominimi i ish-ministrit hungarez të Drejtësisë, Lazso Trócsányi si Komisioner për Fqinjësinë dhe Zgjerimin ka qënë lajmi më i mirë i mundshëm që mund të merrte Serbia nga Brukseli, por ekspertët nuk janë të bindur nëse ky është një lajm po aq i mirë edhe për Shqipërinë.

Edhe pse në Tiranë zgjedhja e tij është pritur me skepticizëm, aleatja më e madhe e Hungarisë në rajon, Serbia, ishte e shpejtë për të shprehur kënaqësinë e saj për zgjedhjen e ish-ministrit hungarez.

"Serbia mirëpret zgjedhjen e tij Trócsányi, ne besojmë se është shumë e rëndësishme që dikush nga rajoni, i cili ka një qasje të ekuilibruar, i cili është një mik i vërtetë i Serbisë e të emërohet për këtë pozicion”, deklaroi Presidenti Aleksandër Vuçic të mërkurën. “ Ne e dimë që zoti Trócsányi është një njeri i jashtëzakonshëm, punëtor dhe i përkushtuar dhe besojmë se emërimi i tij do të thotë shumë për përparimin e Serbisë ", shtoi presidenti serb.

Entuziazëm ka pasur edhe nga presidenti i Republikës Srpska në Bosnje Hercegovinë, Milorad Dodik, i cili deklaroi se ai nuk e njeh personalisht Trócsányi, por se një kandidat nga Hungaria është një lajm i mirë.

"Hungaria kanë një ndjeshmëri më të mirë kur bëhet fjalë për Ballkanin sesa disa vende të tjera, dhe kjo është arsyeja pse unë mund të shpreh kënaqësinë time", deklaroi Dodik javën e kaluar.

Shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë marrëdhënie të mira me Hungarinë, por kjo e fundit ka rritur tensionet me Maqedoninë e Veriut pas strehimit të ish-kryeministrit Nikolla Gruevksi. Vetë kryeministri Viktor Orban njihet për politikat e tij pro-serbe dhe pro-ruse, duke sinjalizuar kështu se marrja e në dorë e Portofolit të Zgjerimit nga Hungaria ka të ngjarë të jetë një lajm më i mirë për Serbinë sesa për Shqipërinë dhe Kosovën.

Ndërkohë që BE ka luajtur për shumë kohë “shat mat” me Ballkanin Perëndimor, duke vonuar procesin e zgjerimit të BE-së kryesisht për shkak të problemeve të veta, konteksti gjeopolitik në rajon ka ndryshuar. Tanimë në rajon duket po lind një aleancë e re në qenëdër të së cilës është Moska. Qeveria hungareze, e cila mban lidhje të ngushta me Kremlinin ka shprehur jo pak interes përgjatë muajve të fundit për fqinjët e saj në Ballkan.

Laszlo Trocanyi, Gazeta Si, 20 shtator 2019

Arratisja e ish-kryeministrit autoritar të Maqedonisë në krahët mikpritëse të Hungarisë jo vetëm që ka zbehur autoritetin e BE-së në rajon, por edhe ka krijuar spekulime të reja rreth një lëvizjeje që merr formë në të gjithë Europën, por që nuk përfshin Bashkimin Europian, ajo midis Serbisë, Rusisë dhe Hungarisë. Këto tre vende duket kanë formuar tashmë një aleancë të re që kundërshton të gjitha rregullat e Bashkimit Europian. “Ajo që i bashkon është antipatia e përbashkët ndaj pakicave, mediave kritike dhe bizneseve të mëdha ndërkombëtare. Kjo antipati zakonisht shoqërohet me nacionalizëm dhe një respekt të ekzagjeruar për fenë dhe traditat në përgjithësi”.

Kryeministri Viktor Orban është shprehur shumë krenar për fuqizimin e marrëdhënieve politike dhe ekonomike me Serbinë. Megjithatë, qëllimet e Budapestit kanë qenë nën vëzhgim në muajt e fundit, me kritikët që ngrenë shqetësime për një rritje të investimeve nga biznesmenët hungarezë pro-qeveritarë në tregun e mediave në Ballkan.

Shembulli kryesor i kësaj aleance erdhi me kalimin e disa tankeve dhe makinerive ruse nga Hungaria drejt Serbisë. Edhe pse unioni europian ka vendosur embargo, Rusia ia ka dalë të dorëzojë 10 automjete të blinduara ushtarake në një bazë ushtarake në Serbi, falë një aeroplani mallrash që transportonte ngarkesën duke kaluar nëpër hapësirën ajrore hungareze pasi Rumania dhe Bullgaria bllokuan kalimin e tij.

Sigurisht problemi në vetvete nuk është qasja e Hungarisë ndaj zgjerimit pasi kryeministri Viktor Orban ka qënë një nga zërat më këmbëngulës për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por fakti se aleanca e ngushtë me Rusinë nuk ka sesi të jetë në favor të faktorit shqiptar.

Nga ana tjetër ka raportet se kanditati i Hungarisë për të pasuar Johannes Hahn nuk ka të ngjarë të konfirmohet nga vendet e tjera anëtare.

A i do të dalë përpara Parlamentit Europian më një tetor, por nuk ka të ngjarë të marrë dritën jeshile nga përfaqësuesit e vendet anëtare në Komitetin e Punëve të Jashtme.

Srđan Majstorović, Presidenti i Bordit të Qendrës së Politikave Evropiane në Beograd thotë së polemikat rreth kandidatit hungarez për pozicionin e Komisionerit përgjegjës për Zgjerimin do të jenë padyshim objekt debati në Parlament. Në rast se ai nuk arrin të sigurojë mbështetje e Komitetit Parlamentar, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen do të detyrohet t’i kërkojë kryeministrit hungarez Viktor Orbán të dalë me një kandidat të ri.

Vučić dhe Orban, Gazeta Si, 20 shtator 2019

"Ky është skenar shumë realist dhe do të ishte i dobishëm për besueshmërinë e BE-së dhe procesin e zgjerimit", thekson Majstorović. isa eurodeputetë, përfshirë anëtarët e opozitës së Hungarisë, kanë njoftuar tashmë se ata do të synojnë të ndalojnë emërimin e Trócsányi.

Analisti i Lartë i Politikave në Institutin e Politikës Evropiane për Shoqërinë e Hapur në Bruksel, Srđan Cvijić. gjithashtu beson se procesi i konfirmimit nuk do të shkojë mirë.

" Presidentja e Komisionit Europian ka deklaruar se Komisionieri i ri i Zgjerimit do ë përqëndrohet tek çështjet e sundimit të ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe roli i mediave të pavarura dhe shoqërisë civile, të cilat janë edhe Orbán-it ”, thotë Cvijić.
"Duke pasur parasysh faktin se z. Trócsányi ka luajtur një rol të rëndësishëm në procesin e minimit të gjyqësorit në Hungari, pritjet se ai nuk do të mbështetet nga Parlamenti Evropian janë të justifikuara", mendon Cvijić.

Ai kujton se Parlamenti Evropian bllokoi emërimin e të nominuarit të Italisë Rocco Buttiglione në 2004 për shkak të pikëpamjeve të tij homofobike dhe se Italia u detyrua të sugjeronte një tjetër kandidat.

Edhe pse Parlamenti në fund voton për Komisionin në tërësi dhe jo për anëtarët e veçantë, mbështetja që një kandidat merr në komitetin përkatës shërben si një sinjal i qartë për vendet anëtare. Kjo është arsyeja pse Sllovenia ndryshoi gjithashtu kandidatin e saj në vitin 2014 kur kandidati i saj Alenka Bratušek u refuzua me 112 nga 125 votat në komitete.

"Një skenar i ngjashëm duhet të pritet me Hungarinë", thotë Cvijić.

Nëse, Trócsányi merr këtë post në fund të fundit, kjo do të dëmtonte seriozisht besueshmërinë e politikës së zgjerimit të BE-së, mendon Srđan Majstorović.

“Një kandidat i tillë do të përpiqet të ngjallë besim, ndërkohë që përpiqet të bindë skeptikët e zgjerimit në vendet anëtare të BE-së në lidhje me përfitimet e Zgjerimit të BE-së dhe respektimin e parimeve të sundimit të ligjit në vendet kandidate ", thotë ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë