Plazhet nga Vlora në Dhërmi, aventurat e ujit dhe ajrit (FOTO)
13:02 - 06 Gusht 2019
Foto e nje pushuesi ne Dhermi - Arben Celi per Gazeta Si, 6 gusht 2019
Duke filluar nga Vlora, të gjitha plazhet e tjera në detin Jon këtë fillim muaji gushti kanë qenë të tejmbushura me pushues.
Gazeta Si ka udhëtuar drejt Jugut dhe ka vëzhguar disa nga plazhet me më shumë pushues, ku ndër më të pëlqyerat janë ato të Dhërmiut, Llamanit dhe Palasës.
Por një tjetër pikë shumë e pëlqyer për foto dhe soditur pamjen e detit është e qafa e Llogarasë.
Dita e sotme përveç plazhit, ka qenë shumë e mirë edhe për të apasionuarit pas sporteve të ujit dhe atyre që dëshironin të guxonin për të fluturuar me parashutë nga Maja e Llogarasë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.