Në një kohë që politikanët po premtojnë uljen e emetimeve të gazeve serë dhe shmangien e ngrohjes globale, shkencëtarët përsëri ngrenë zërit për të “dënuar” veprimtarinë njerëzore, që sipas tyre do të na çojë në shkatërrimin e mjedisit. Ata shprehen se aktiviteti njerëzor tashmë po degradon tokën edhe më shumë, duke nxitur shkretëzimin, pyjet e prera dhe dëmtimin e kafshëve. Sipas tyre toka është kthyer nga një proces që po lufton ndryshimin e klimës siç mendohej, në një burim kryesor të karbonit.
Si mund të na mbrojë toka nga ndryshimet klimaterike?
Pjesët e tokës të cilat janë të papërdorura dhe të mbuluara me bimë të ndryshme, na mbrojnë nga ngrohja globale sepse bimët thithin dioksidin e karbonit dhe filtrojnë ajrin.
Shkencëtarët nga Gjeneva po përpiqen të edukojnë publikun për mënyrën se si të kultivojmë dhe të rrisim bimë drusore, që të nxisim emetimit e dioksidit të karbonit. Tashmë ekspertët po paralajmërojnë edhe një beteje tjetër për tokën mes kërkesave të shumta konkurruese të biokarburanteve, materialit bimor për plastikë dhe fibra, lëndë druri, kafshë të egra, letër dhe ushqim për një popullsi në rritje. Raporti i tyre tregon se tashmë është vërtet koha kur duhet të gjejmë një zgjidhje, se si duhet të përdorim tokën dhe paralajmërojnë se uria e njerëzve për konsumimin e mishit do të bëhet gjithashtu një ndër pjesët më stresuese për ta, pasi duhet më shumë përdorim toke për të prodhuar ushqim për kafshët. Shkencëtarët shpresojnë se raporti i tyre do të jetë një shtyse për ndryshim, pasi në të kundër, nuk ka më shpresa për mbrojtjen e tokës nga shkatërrimi.

Charles Shropshire, një fermer në Mbretërinë e Bashkuar, tha se ishte e shqetësuar për humbjen e karbonit nga fushat e tij. Ai ka kuptuar se ndryshimet klimaterike, tashmë po ndikojnë në rritjen e bimëve. Kështu që tani ai po adapton teknikat e ashtuquajtura të “bujqësisë rigjeneruese” të tilla si ruajtja e bimëve gjatë dimrit dhe mos përdorimi i kimikateve në bimët që konsumojmë.
Ai shprehet i gatshëm të eksperimentojë idetë e shkencëtareve nga “National Trust” (një organizatë e pavarur bamirësie dhe anëtarësie për ruajtjen e mjedisit) për të nxitur rritjen e mushkut “sphagnum” që përdoret për trajtime bukurie. Por, shumë fermerë të tjerë nuk duan të ndryshojnë mënyrën se si ata drejtojnë biznesin e tyre. Në të gjithë botën do të gjeni histori të ngjashme si fermerët përpiqen të rrisin prodhimet tyre në kohën kur i duan njerëzit, gjë që çon në degradimin e tokës. Një tjetër problem është se konsumimi i mishit dhe vajrave bimorë është dyfishuar që prej viteve ’60.
Ekspertët thonë se këto janë probleme shqetësuese dhe pranojnë se do të jetë shumë vështirë për t’i zgjidhur ato, veçanërisht pasi bujqësia në stilin e konservimit që propozojnë shkencëtarët, do të niste fillimisht me edukimin e gjithë fermerëve kudo në botë për të punuar ndryshe.

Ata besojnë se duhet të:
-Mbrojmë sa më shumë pyjet natyrore, veçanërisht ata në tropik.
-Të ndryshojmë dietat që konsumojmë, duke ngrënë më pak mish dhe më shumë perime.
-Të rrisim bimë dhe pemë për të prodhuar energji, por në zona të vogla pasi është më mirë të ruajmë pyjet natyrale.
-Të përmirësojmë varietetet e bimëve, pasi nga veprimtari të ndryshme është ndryshuar dhe cilësia e farave të bimëve të ndryshme që përdorim për ushqim.
Edhe pse këto premisa për të ardhmen janë përcaktuar, ende ka debate të shumta mes ekspertëve dhe jo vetëm. Disa prej tyre thonë që një mundësi tjetër e mirë për të shmangur këto probleme, është përqendrimi i bujqësisë intensive në një zonë shumë të vogël, në mënyrë që pjesën më të madhe të tokës ta lejmë natyrale për të thithur CO2.
Sido që të jetë, raporti paralajmëron se më të prekurit nga kjo situatë do të jenë fermerët e vegjël, pasi nuk do të jenë të aftë të përdorin teknologjitë e reja, për të ndryshuar mënyrën se si punojnë në fermën e tyre.
Jane Rickson, pedagoge mjedisi në universitetin Cranfield në Mbretërinë e Bashkuar tha se, temperaturat e larta dhe reshjet e mëdha do të përkeqësojnë erozionin e tokës, humbjen e lëndëve organike dhe të biodiversitetin, shumë prej të cilave janë të pariparueshme.
“Shpresoj shumë që raporti i fundit i shkencëtarëve të jetë mjaft i fuqishëm për të motivuar politikanet dhe fermerët për të zbatuar politika dhe praktika që do të përshtaten më projektin e krizës klimaterike,” shtoi ajo./BBC/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




