Bajerni i Mynihut nga sot ka nisur me kapacitet të plotë motorët e merkatos. Kampionët e Gjermanisë kanë zyrtarizuar tre blerje në këtë merkato vere. Janë tre lojtarë që kishin firmosur me kampionët gjermanë prej disa ditësh dhe javësh, por vetëm sot, në ditën e parë të korrikut janë zyrtarizuar si lojtarë të rinj bavarez.
Bëhet fjalë për Benzhamin Pavard, Lukas Hernandez dhe Jan Fiete Arp, të cilët nga sezoni i ardhëm do të jenë në urdhrat e Niko Kovaç për të vazhduar dominimin në kampionatin gjerman.
Për dy të parët Bajerni ka investuar goxha dhe janë të projektuar si titullarë në pozicionet e tyre, në mbrojtje dhe në mesfushë. Ndërsa për Arp bëhet fjalë për një lojtarë të perspektivës, i cili është vetëm 19 vjeç, luan në pozicionin e sulmuesit të krahut dhe nga ai pritet që të zërë vendin e madh lënë bosh nga Arien Roben. Sipas medieve gjermane, këto janë vetëm blerjet e startit të merkatos së Bajernit. Brenda kësaj vere, kampionët bavarez pritet të bëjnë edhe të paktën tre afrime të tjera të rëndësishme në sulm dhe mesfushë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.