Mjedis

Një tjetër mënyrë për mbrojtjen e mjedisit, ripërdorimi i trageteve të vjetra të naftës

Ndërsa lexoni këtë artikull, rreth 10.420 tragete të mëdha nafte po ecin nëpër oqeanet e botës. Trupat e tyre të mëdha metalike, ecin pa u ndalur pavarësisht motit të keq. Në brendësi të tyre, tragetet mund të kenë rreth 3.8 miliardë fuçi nafte bruto, të mjaftueshme për të fluturimet e avionëve dhe makinave kudo në botë. Ngarkesa që ato mbajnë është lënda parë për një sërë produktesh që ne përdorim çdo ditë. Këto tragete janë çdo herë e më të rëndësishme për jetën tonë, duke qenë parësore dhe të nevojshme për çdo njeri, por normalisht që një medalje ka dy anë, edhe kjo gjë ka një të keqe shumë të madhe. Shpesh herë ndodh që tragetet të lënë mbetje në atmosferë dhe ujë. Në një botë ku ndryshimi i klimës paraqet një kërcënim shumë të vërtetë që mund të na detyrojë të largohemi nga karburantet fosile, kërkesa e zvogëluar për depozita nafte mund të prodhojë probleme të reja. Shumica e anijeve detare, mund të dërgohen në skrap, trupat e tyre mund të ripërdoren. Por, ky biznes krijon ndotje dhe rrezikshmëri të larta shëndetësore për ata që i kryejnë këto punë.
Megjithatë, ka disa, të cilët besojnë se këto monolite të pista të epokës së naftës në vend të kësaj mund të rehabilitohen, ata duan t’i transferojnë ato në burime të energjisë së pastër dhe të rinovueshme. Inxhinierët besojnë se është e mundur të përdoren depozituesit e naftës për të krijuar stacione që mund të konvertojnë ujin e oqeaneve në rrymë elektrike.
“Problemi aktual me shumicën e projekteve të energjisë është se ato janë të fiksuara në vend, pranë bregut, në mënyrë që ato të mund të lidhen me rrjetin elektrik,” thotë Andrey Deaner, drejtor i ShipEco Marine, kompania që qëndron pas projektit të valëve.

Transformimi i një anije të mëdha në një stacion elektrik të fuqishëm për mjedisin, tërheq mbi fusha të tjera të industrisë së naftës për shfrytëzimin e saj. Deaner kaloi shumë kohë në nëndetëset e ndërtuara nga babai i tij për instalimin dhe riparimin e puseve të naftës dhe tubacioneve në shtratin e detit. Ai tregon se ka vënë re që tragetet kanë dhoma të veçanta në brendësi të tyre të njohura si pishina, të cilat lejojnë që zhytësit dhe mjetet nënujore të ulen të sigurt në oqean. Në det të qetë, niveli i ujit në këto pishina mund të lëvizë, ndërsa valët shkojnë përgjatë gjatësisë së anijes. Kjo nga ana tjetër mund të ndryshojë presionin e ajrit brenda dhomës mbi pishinën e ujit të detit, ndërsa ulet dhe ngrihet.
“Punon si një piston gjigant. Ne do të vendosnim një turbinë në pjesën e sipërme të dhomës që nxitet të veprojë nga, ajri ndërsa tërhiqet prapa nga uji. Mund t’i vendosim këto në kolona përgjatë gjatësisë së një trageti siç janë të vendosur cisternat e naftës,” thotë Florent Trarieux, një inxhinier i energjisë së ripërtërishme që udhëhoqi studimin.
Ndërkohë që prerja e vrimave në fund të anijes mund të jetë një lëvizje e mençur. Provat nga Trarieux kanë treguar se zhvendosja e madhe që prodhuesit e naftës gjenerojnë do të ndihmonte, për të siguruar që ata do të jenë funksionale. Në varësi të madhësisë së trupit, ekipi beson se një cisternë mund të ketë një kapacitet për të prodhuar rreth 10 deri në 30 megavat energji elektrike, por teknologjia për të arritur këtë gjë është larg sa toka në qiell. Në vitet 1970, Qendra Japoneze e Shkencës dhe Teknologjisë Detare ndërtoi një mbulesë në varkë që e përdortë për turbinat ajrore në krye të 22 dhomave. Por, testet e tragetit, i cili ishte ankoruar në Detin e Japonisë, treguan se nuk kishte aftësi për të absorbuar energji nga valët.

Megjithatë, kohët e fundit gjigantët e inxhinierisë Simens kanë zhvilluar një turbinë më efikase të quajtur “hydroair” që mund të kthejë ajrin brenda një dhome të mbushur me ujë në energjinë elektrike. Një tjetër firmë, që quajtur Ocean Energy, ka ndërtuar të njëjtën gjë dhe po testohet në Oqeanin Atlantik. Ashtu si shumë pajisje të tjera të energjisë me valë, këto sisteme janë të montuara në platforma që janë të lidhura në vend dhe kështu mund t’i rezistojnë kushteve të motit. Gjeneratorët e energjisë nga valët gjithashtu, duhet të jenë në gjendje të transmetojnë energjinë elektrike që prodhojnë, përsëri në breg dhe kështu duhet të jenë pranë bregut në mënyrë që ato të mund të lidhen nëpërmjet kabllove. Deaner dhe Trarieux, besojnë se kjo është duke kufizuar potencialin e fuqisë së valëve të detit. Ata thonë se vendosja e turbinave të rrjedhës së ajrit mbi pishinat në trageteve mund t’u lejojë atyre të ndjekin stuhitë, rreth oqeaneve për të testuar se si do të reagojnë turbinat në valët e qeta dhe të furishme. Projekti tashmë ka mbështetjen e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, e cila ka financuar disa nga studimet e fizibilitetit dhe testet që kryen vazhdimisht në oqeane. Sfida tjetër është përdorimi i një anijeje të përshtatshme. Transportuesit e naftës të dorës së dytë nuk janë të lirë dhe madje edhe një anije e vjetër, e vogël, mund të kushtojë miliona dollarë në treg.

“Ka mijëra naftëmbajtës aktualisht në operacion dhe qindra prej tyre prishen çdo vit. I gjithë ky çeliku mund të pritet dhe ripërdoret, ose ne mund t’i ripërdorim ato për të bërë energji nga valët e detit,” thotë Trarieux..
Numri i depozituesve të mëdhenj të naftës që prishen ka arritur nivel rekord në vitin 2018, me më shumë se 100 anije që janë jashtë funksionit. Shumica përfunduan në plazhet e Bangladeshit, Indisë dhe Pakistanit, ku ata u degraduan nga punonjësit e pakualifikuar, shpesh me pak ose aspak pajisje sigurie. Jetëgjatësia e atyre që bëjnë këtë punë të rrezikshme në këto oborre të mëdha anijesh, është vlerësuar të jetë 20 vjet më e ulët se popullsia e përgjithshme në këto vende dhe industria është përballur me akuza për abuzime me të drejtat e njeriut. Mbrojtësit e mjedisit kanë ngritur shqetësime edhe për substancat dhe ndotësit e rrezikshëm që dalin nga tragetet pasi ato janë shpërbërë në ujë, gjë që ka çuar në thirrje për rregulla më të rrepta mjedisore rreth trageteve.
“Transformimi i trageteve të vjetra të naftës, që janë përdorur për të transportuar miliona litra naftë anembanë botës, në një burim potencial energjie të pastër, është një tjetër shembull nga Britania e Madhe se si mund të mbrojmë mjedisin,” shprehen ekspertët.
Por, vizioni i Deaner shkon përtej centraleve energjetike, ku energjia do të ruhet në bord në bateri të shtrenjta dhe të rënda. Në vend të kësaj, ai sheh se këto anije gjigante po bëhen fabrika të vetë qëndrueshme, duke vënë elektricitetin që prodhojnë në përdorim të menjëhershëm.

Mesa duket jo të gjithë janë të bindur nga këto ide. Stephen Salter, një ekspert i energjisë së valës në Universitetin e Edinburgut, i cili shpiku një nga pajisjet e energjisë së valës së hershme, zakonisht të njohur si Duck i Salter, thotë se turbinat ajrore mund të luftojnë për të përballuar gamën e gjerë të shpejtësisë së rrjedhjes së shkaktuar nga valët natyrore në oqean. Ai gjithashtu shqetësohet se sa e përdorshme do të jetë një cisternë nafte në det të hapur me vrima të prera në kahun e saj. Një grup arkitektësh holandezë kanë propozuar kthimin e anijeve të mëdha të vjetër në “shtëpi” të lundrueshme publike, të cilat mund të përmbajnë qendra tregtare, vende koncertesh, muze, pishina dhe një park publik. Por, firma Chris Collaris Design, thotë se ende nuk kanë gjetur askënd të guximshëm për të realizuar një projekt të tillë. Ankorimi i një cisternë nafte në një mënyrë të tillë që të mund të përdoret nga mijëra njerëz, është një problem i ndërlikuar. Të tjerë besojnë se mund të jetë më mirë t’i kthejnë këto anije të mëdha prej çeliku në diçka që ofron shërbime për njerëzit, sesa të jetë diku që mund të takohen dhe të mblidhen.

Mbetjet e tragetit MT Haven, që u mbyt nga brigjet e Xhenovës në Itali, pas një shpërthimi në bord në vitin 1991, gjithashtu është bërë një vend popullor për zhytësit. Megjithëse 40.000 tonë nafte u derdhën në det gjatë aksidentit, duke u bërë kështu një ndër shkaqet kryesorë që kanë ngordhur shumë gjallesa detare.
“Është për t’u habitur që kaq shumë prej këtyre nëndetëseve janë zhytur qëllimisht për të siguruar habitate për peshkun. Por ne duhet të fillojmë të monitorojmë çdo cep të oqeaneve siç duhet. Me krizën klimaterike që po hasemi, do të ishte mirë që një anije e cila ka shërbyer si naftë mbajtës, të përdoret për një qëllim të mirë,” shtojnë ekspertët./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë