Bajerni i Mynihut edhe në një nga sezonet e tij më të dobët, kur skuadra ishte në një revolucion dhe me shumë senatorë në largim, e fiton kampionin. Bavarezët arritën të fitojnë ndeshjen e fundit me Eintrahtin e Frankfurtit, duke siguruar kështu trofeun e 7-të radhazi në BundesLigë. Me këtë fitore Bajerni ka lënë duarbosh edhe një herë tjetër Borusian e Dortmundit që këtë vit i shkoi shumë pranë fitimit të titullit.
Në ndeshjen e fundit ku Bayern fitoi me rezultatin 5-1 dhe siguroi titullin i dha lamtumirën edhe dy yjeve të tij në 10 vitet e fundit, Frank Riberi dhe Arjen Roben. Të dy sulmuesit shënuan golat e fundit të kësaj ndeshje, duke u përshëndetur në mënyrën më të mirë të mundshme me tifozët, që i kanë duartrokitur për më shumë se 10 vite me radhë. Në fund të këtij sezoni Bayern-it i largohen dhe dy nga kampionët e tij Franck Ribery dhe Arjen Robben, por do e vazhdojnë karrierën në kampionate të tjera me nivel më të ultë.
Nga ana tjetër, ndjekësi më i afërt, Dortmundi që shpresonte në një humbje të Bayernit e fitoi ndeshjen e tij, 2-0 me Borusian e Gladbahut. Për Bajnerin ky ishte kampionati numër 28 në historinë e Bundesligës, duke qenë një rekordmen absolut në Gjermani, me një distancë shumë të madhe me të gjithë rivalët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



