Portofol

Google premton: Inteligjenca jonë artificiale nuk do të përdoret për armët

Shefi i kollosit të Mountain View Sundar Pichai përshkruan 7 parimet etike që do të udhëheqin kompaninë

Inteligjenca artificiale e Google nuk do të përdoret në aplikacione të lidhura me armët, as si një mbikëqyrje që shkel rregullat e pranuara ndërkombëtarisht apo as për teknologjitë qëllimi i të cilave është kundër të drejtave të njeriut dhe ligjeve ndërkombëtare.

Këtë e premton kompania përmes një postimi të shefit të saj Sundar Pichai. Mbajtja e qëndrimit etik vjen një javë pas vendimit për të mos rinovuar –pas protestave të punonjësve – kontratën me Pentagonin, që parashikon përdorimin e Inteligjencës Artificiale për të identifikuar objekte nëpër video të xhiruara nga drone. Në tekstin e shkruar Pichai përshkruan shtatë parime që do të udhëheqin punën e ndërmarrjes në fushën e Inteligjencës Artificiale, "standare konkrete që do të drejtojnë kërkimin dhe zhvillimin e produkteve ".

Aplikimet e Inteligjencës Artificiale, shkruan Ceo, duhet të jenë të dobishme përsa i pëket aspektit social, në sektorë si asistenca sanitare, siguria, energjia, trasportet por edhe në shpërndarjen e  "informacioneve cilësore". Sistemet e bazuara në Inteligjencën Artificiale do duhet të evitojnë krijimin ose konsolidimin e paragjykimeve, duhet të ndërtohen dhe testohen për sigurinë, dhe të përgjegjshëm për njerëzit, përpos brendësimit të parimeve të privatësisë dhe të respektojë standardet e larta të përsosmërisë shkencore. Të gjitha teknologjitë - citon parimi i shtatë dhe i fundit - kanë përdorime të shumta, kështu që Google do të sigurojë që ju të shmangni aplikimet e dëmshme ose abuzive dhe të respektoni parimet etike të renditura.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë