Futboll

Akti i dytë, ndoshta do të kemi finale angleze edhe në Europa League

Mbrëmjen e kësaj luhen dy ndeshjet e kthimit të gjysmëfinaleve të Ligës së Europës. Arsenali do të udhëtojë drejt Spanjës për t’u përballur me Valencian dhe me synimin për të mbrojtur rezultatin e ndeshjes së parë, që e çon në finalen e Baku. Çelsi në këtë ndeshje kthimi do të presë në shtëpi Enitrahtin e Frankfurtit dhe duhet të fitojë me çdo kusht, pasi përballja e parë është mbyllur në barazim. Shanset janë reale që edhe në “Kupën e Vogël” të Europës të kemi një finale tërësisht angleze.

“Topçinjtë” e Emeri e fituan përballjen e parë 3-1 dhe kanë mundësi më të mëdha për ta shkuar në finale. Për londinezët, Europa League përveçse është një mundësi për të mbyllur sezonin me një trofe të rëndësishëm, është edhe një urë që të çon në Champions League në sezonin e ardhshëm. Me tre gola të shënuar në shtëpi, Arsenali duhet të tregohet i kujdesshëm nga Valencia, e cila e tregoi cinizmin e saj në sfidën e parë dhe mund të jetë shumë e rrezikshme përballë tifozëve të saj. Pritet një sfidë shumë taktike, por nëse njëri prej ekipeve shënon në pjesën e parë, loja mund të bëhet më hapur dhe interesante.

Për mos t’u humbur është ndeshja që do të zhvillohet në “Stamford Bridge”. “Blutë” e Sarrit e siguruan pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm, por Abramoviç do dhe një titull për këtë vit. Europa League mund të jetë trofeu që do të shpëtojë stolin e Muaricio Sarrit në Londër dhe në këtë ndeshje kthimi me Eintrahtin do të kërkojë me çdo kusht fitoren. Gjermanët kanë bërë një sezon fantastik në Europa League dhe kërkojnë që t’i shkojnë deri në fund. Me talentet e shumta në ekip, Eintrahti do ta tentojë surprizën në Londër, por Çelsi është një ekip ekspert në kompeticionet europiane. Pritet një ndeshje me gola, por kujdes, pasi filozofia e Sarrit është e një futbolli mbrojtës, sigurisht nëse arrin të gjejë rrjetën i pari.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë