Triumfi 4-0 në Anfield tashmë është futur në histori si një ndeshjet më epike të Ligës së Kampionëve. Një ditë më pas në të gjitha mediet sportive në botë vijon të flitet për këtë sukses të madh të ekipit anglez. 4-0 ishte një rezultat i paimagjinueshëm për këdo, por jo për trajnerin e tyre, Jurgen Klopp, ndoshta arkitekti i vërtetë i kësaj mrekullie. Mbrojtësi kroat Dejan Lovren ka folur pas ndeshjes, duke treguar atë që Lovren iu kishte thënë lojtarëve para se të fillonte takimi në “Anfield”.
“Para ndeshjes trajneri na mbajti një fjalim fantastik – tha mbrojtësi në kanalin zyrtar të klubit -. “Ai ishte i shkëlqyer dhe fjalët e tij na çuan në një nivel më të lartë. Koncepti në fjalimin e tij ishte “Besoni te vetja. Ndajeni mendjen që mund ta bëni këtë gjë.” Fjalimi i tij ishte diçka që kurrë më parë nuk e kisha dëgjuar. “Djema, besoni. Një ose dy gola, edhe nëse ne nuk shënojmë në çerekun e parë të orës nuk ka rëndësi. Vazhdoni të besoni edhe në minutën 65 ‘, 66 dhe 67’, deri në fund besoni. Ju mund të shënoni në atë finale. Me Anfield që na mbështet dhe beson ne mund ta bëjmë atë. Djema ne mundemi.”- ishin fjalët që tha Lovren pas ndeshjes.
Kjo intervistë e Lovren nxjerr në pah edhe një herë tjetër anën më të fortë të Klop si trajner. Ai njihet për motivimin e madh që iu jep lojtarëve duke iu marrë pothuajse gjithmonë maksimumin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



