Luhet sonte në mbrëmje sfida për biletën e dytë finaliste të Ligës së Kampionëve. Ajaksi do të presë në shtëpi Totenhamin, në një ndeshje që i rezervon të gjitha. Holandezët e fituan përballjen e parë në Londër, por tashmë do duhet të ruajnë rezultatin në shtëpinë e tyre në “Johan Krojf Arena”. Të dyja ekipet kanë shanse reale për një biletë finalisti edhe pse “harkëtarët” janë të avantazhuar për shkak të golit në ndeshjen e parë.

Ajaksi duke pasur me vete golin e shënuar në Londër fillimisht do të kujdeset që mos të pësojë në shtëpi. Skuadra e Erik ten Hag në stilin e saj ka të ngjizur agresivitetin dhe lojën sulmuese, prandaj nuk duhet të presim një Ajaks të tërhequr në këtë përballje. Mungesa e vetme që pritet të ketë ekipi holandez këtë ndeshje është Nerez. Sulmuesi braziliani ka ndrydhur dorën dhe është në pikëpyetje në lidhje me aktivizimin mbrëmjen e sotme. Ajaksi vjen më i qetë në këtë përballje, pasi ka siguruar matematikisht edhe titullin kampion në Eredivize.

Për Totenhamin, që në javën e fundit hodhi një hap të sigurt drejt kualifikimit për në Champions-in e ardhshëm, kjo përballje është më e rëndësishmja e sezonit. Ekipi i Poketinos mes shumë ulje ngritjesh këtë vit ia doli të shkonte në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, aty ku nuk kishte shkuar asnjëherë më parë. Për këtë ndeshje të dytë trajneri argjentinas do të mund t’i gëzohet edhe rikthimit të yllit Korean, Son. Në ndeshjen e parë Son mungoi, por në sfidën e “Johan Krojf Arena” nga ai pritet që të jetë vendimtar.

Përballja pritet të jetë më ritëm të lartë. Rezultati i ndeshjes së parë pavarësisht se favorizon Ajaksin, ka lënë sërish çdo gjë të hapur. Anglezët do të kërkojnë të shënojë me çdo kusht, por edhe vendasit nuk pritet të tërhiqen pas. Spektakli në “Johan Krojf Arena” do të startojë prej orës 21:00 dhe të gjithë presin një nivel loje, si ai që u pa mbrëmjen e së martës në “Anfield”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




