Pa asnjë diskutim që ndeshja e së martës mes Liverpulit dhe Barcelonës ka hyrë në historinë e futbollit botëror.
“Të reds” bën përmbysjen e madhe, duke fituar 4-0 në shtëpi me Barcelonën, e cila kishte triumfuar 3-0 në ndeshjen e parë në “Camp Nou”. Me nga dy gola Vinjaldum dhe Orixhi çuan peshë gjithë stadiumin mitik “Anfield Road” dhe i japin Liverpulit finale e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve, por këtë herë fitorja është një detyrim.
Mbrëmjen e sotme, Liverpuli mëson edhe rivalin që do të ketë në finalen e “Wanda Metropolitano”, mes Ajaksit dhe Totenhamit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



