Dëmtimi i Muhamed Salah në ndeshjen e fundit në kampionat duket se është më i rëndë nga sa u mendua në fillim. Sulmuesi egjiptian doli me barelë nga fusha e lojës në pjesën e dytë, kur “the reds” ishin duke barazuar me Njukastëllin. Fillimisht në mediet britanike pati aludime se Salah nuk kishte dëmtim shumë të rëndë dhe do të ishte i gatshëm të zbriste në fushën e lojës në përballjen me Barcelonën, e vlefshme për kthimin e Ligës së Kampionëve.
Por këtë të hënë ka ardhur konfirmimi zyrtar nga klubi anglez në lidhje me gjendjen shëndetësore të Salah. Sulmesi egjipitan nuk do mund të jetë i gatshëm për këtë ndeshje shumë të rëndësishme, pasi dëmtimi që pësoi me Njukastëllin nuk e lejon që të ngrihet në këmbë për momentin.
As Salah dhe as Firminjo nuk do mund të jenë në fushën e “Anfield” në ndeshjen e nesërme për fat të keq. Do të kemi nevojë për të bërë një ndeshje fenomenale që të përmbysim atë humbje 3-0 të sfidës së parë.”- ka thënë trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop në konferencën për shtyp këtë të hënë.
Liverpuli matematikisht është në garë në të dyja kompeticionet, Champions League dhe Premier League, por shanset reale për të triumfuar në këto kompeticione i ka shumë të vogla. Në Europë duhet të përmbys fitoren 3-0 të Barcelonës dhe në kampionat duhet të shpresojë në një hap fals të Mançester Junajtid.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




