Inter po paraqitet shumë aktiv në merkato në prag të verës. Klubi zikaltër raportohet se i ka mbyllur marrëveshjet për afrimin e dy mbrojtësve 1 muaj para fillimit zyrtar të sesionit të blerjeve të futbollistëve. Pas Diego Godin që do të vijë nga Atletiko Madrid, Inter ka blinduar edhe krahun e djathtë të mbrojtës. Është Danilo i përzgjedhuri i Marotës për të përforcuar repartin difensiv.
Braziliani këtë sezon ka qenë jashtë planeve të Gaurdiolës dhe në shumë ndeshje nuk është hedhur në fushë dhe te Inter ka parë mundësinë ideale për të marrë minutat e duhura. Danilo do të ketë mundësinë dhe peshën që të mbajë krahun e djathtë të Interit nga minuta e parë, pasi Dalbert mund të qëndrojë në Milano vetëm si zëvendësues. Sipas medieve në Itali, Inter dhe Mançester Siti kanë rënë dakord për kalimin e brazilianit te Inter për një shifër jo më të lartë se 25 milionë euro, që është shumë më pak se ajo që paguan anglezët te Reali disa vite më parë.
Me mbërritjen e mbrojtësit brazilian reparti difensiv i Interit mund të quhet i kompletuar. Godin, Skrinjar, De Vrij, Dambrozio, Azamoah dhe së fundmi Danilo janë emra që jaën garanci për zikaltërit të paktën për luftën në Seria A.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




