Spektakli i Ligës së Kampionëve vijon mbrëmjen e kësaj të enjte edhe në Ligën e Europës. Në fazën gjysmëfinale do të jenë dy ndeshje shumë ta forta, ku në letër dy ekipet angleze shikohen si favorite. Arsenali do të presë në shtëpi Valencian, ndërsa Çelsi udhëton drejt Gjermanisë për t’u përballur me Eintrahtin.
Në njërin krah, Arsenali vazhdon luftën për pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve dhe në krahun tjetër kërkon që të fitojë Ligën e Europës. Për t’ia dalë këtij objektivi skuadra londineze duhet të kalojë fillimisht një pengesë serioze të quajtur, Valencia. Spanjollët duan ta fitojnë Ligën e Europës edhe për ta përdorur si një biletë për në Champions League në sezonin e ardhshëm. Pritet një ndeshje me ritëm të lartë, pasi janë dy skuadra që luajnë shpejt dhe hapur, kështu që me shumë gjasa mund të ketë disa gola.
Edhe ndeshja tjetër gjysmëfinale mes gjermanëve të Eintraht Frankfurt dhe Çelsit pritet të jetë një spektakël më vete. Londinezët e Sarrit janë favorit pa asnjë diskutim favorit, jo vetëm për të fituar këtë ndeshje, por edhe për të marrë trofeun në finale e Baku. Por duke parë ekipet që ka eliminuar, Eintrahti ka treguar se nuk është një ekip që duhet nënvlerësuar. Gjermanët luajnë shumë shpejt dhe me ritëm të lartë për 90 minuta dhe Hazard me shokë duhet të bëjnë një ndeshje shumë të mirë që të evitojnë humbjen në sfidën e parë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




