Lajmi më i madh i kësaj jave ka qenë padyshim realizmi i fotos së parë të një vrime të zezë, duke ekzaltuar shumë të pasionuar pas shkencës dhe hapësirës. Megjithatë , kjo javë duket se është dominuar edhe nga ngjarjet politike, protestat dhe njerëzit e zakonshëm. Gazeta Si ju fton të bëni një shtëtitje rreth e rrotull botës me fotot më të bukura të javës.

Një dordolec digjet në një festival tradicional në Zyrih, Zvicër.

Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange, arrin në Gjykatën e Magjistraturës në Londër, pasi u arrestua më 11 prill në ambasadën e Ekuadorit. 
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu dhe bashkëshortja e tij Sara mbajnë një tubim masiv përpara zgjedhjet parlamentare të Izraelit. 
Fotoja e parë e vrimës së zezë, e realizuar duke përdorur një rrjet global teleskopësh pushton botën. 
Binjaket identike Taio Adejare dhe Kehinde Adejare realizojnë foton e tyre të parë në një studio fotografike në kryeqytetin nigerian. 
Ujerëvara më e lartë e realizuar ndonjëherë brenda një ndërtesë kthehet në një sensacion në Singapor. 
Dy fëmijë të fisit Maturuca luajnë mbi një kamion në kanionin Serra do Sol, në Brazil. 
Kryeministrja britanike Theresa May arrin në samitin e jashtëzakonshëm të liderëve të Bashkimit Evropian për të diskutuar mbi Brexit. 
Qindra qytetarë protestojnë kundër vizitës së presidentit Donald Trump në kufirin me Meksikën.
Pëllumbat fluturojnë përpara një posteri të madh të presidentit turk Tayyip Erdogan në Bursa.

Ish-presidenti amerikan Barak Obama takon kancelaren gjermane Angela Merkel në Berlin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)














