Ngjarje

Dita e 12-të e protestës me tubim kombëtar në Tiranë, Rama bën sërish thirrje për dialog

Teksa ditën e sotme pritet të mbahet protestë kombëtare, nga student dhe pedagogë, kryeministri Edi Rama nuk është tërhequr nga ftesa për dialog.

Kreu i qeverisë ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shihet se para Kryeministrisë ka vendosur një “tavolinë” dhe në të ka lënë letrat ku është e shkruar fjala “dialog”.

“Mirëmëngjes”, ka shkruar Rama krahas videos së postuar mëngjesin e kësaj të shtune në “Facebook”.

Kujtojmë se karriget, stolat prej guri që çdo ditë Rama ka vendosur para Kryeministrisë për protestuesit, që të ulen në dialog, këta të fundit i kanë refuzuar.

Prej ditësh, Tirana është përfshirë nga protesta të dhunshme. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit të vendit. Ndërkohë Rama është shprehur se nuk e jep dorëheqjen, ndërsa shton se është i gatshëm për dialog.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë