Të dielën që është edhe e diela e fundit të tetorit akrepat e orës u zhvendosen pas për 60 minuta, duke na rikthyer në orën dimërore.
Në orën 03.00 të mëngjesit, ora shkoj automatikisht 2.
Kjo do të thotë zgjim më i vonë në mëngjes, dhe më pak orë me dritë.
Për disa prej qytetarëve ndryshimi i orës ndikon për mirë, ndërsa për të tjerë, ky ndryshim shkakton probleme në organizimin e ditës dhe aktiviteteve të tyre.
Çdo vit, në të dielën e fundit të tetorit dhe të dielën e fundit të prillit ndryshon ora dhe fillon llogaritja e kohës dimërore ose verore.
Ky sistem është në fuqi që prej vitit 1981, ndërsa në mënyrë të vazhdueshme është hedhur ideja për ta shfuqizuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje