Futboll

Kukësi rikthen Ernest Gjokën me dy kushte

Mund të duket e çuditshme që një ekip i cili shpenzon mbi 1 milionë euro dhe është kandidat për titullin kampion të ndërrojë 4 trajnerë brenda një sezoni, por te Kukësi tashmë asgjë nuk përbën më çudi. Ekipi verilindor u mposht dje nga Kastrioti me rezultatin 2-1 dhe menjëherë shkarkoi trajnerin Ramadan Ndreun, duke e bërë fajtor atë për humbjen dhe mosangazhim gjatë gjithë ndeshjes. Nuk vonoi shumë dhe menjëherë Kukësi arriti të gjente trajnerin e ri që me shumë mundësi do e udhëheq deri në fundin e kampionatit, nëse nuk do të kemi ndonjë surprizë tjetër.

Ernest Gjoka, trajneri kampion që ka çuar te Kukësi të vetmin titull në vitin 2017-të, është rikthyer te verilindorët. Lajmi është bërë i ditura nga vetë Kukësi përmes një njoftimi të shpërndarë në rrjetet sociale.

https://www.facebook.com/FKKukesiAlbania/posts/1721002968045043?__xts__%5B0%5D=68.ARDoe0FN1cpxoDrmM2mFm7QeLUUK_HKD-9-puvGD-4fNJd680sMWt72N4pIeuvawuG0kO62nfOXagr0-CFfdmD92s-AOMiAPkq2rPhD6gLn2tIWneX4p-I6BZ-T3VWnzVJimMUqMeOJch5MnE5em6dLlRNIR2zQO8lKJcFexTLfVVPfgSAIkc6ycTmIw8_WljpG752tMshrQK5yONMYtGFrgXwq2UBCa00jDpFwYGMFztHcMT-dNrdcvkX-mrhfejMuO6SicxVX2oTfv1ngf6eHtlpd13vNuitSrn5oIBBKDpCrfPPB-Og9AV0RChgDFML2pmN3VYcDcWL6I-1zujw&__tn__=-R

Në njoftimin e përgatitur me nxitim nga klubi kuksian theksohet se po rikthejnë në krye të ekipit një trajner kampion. Por ashtu nxitimthi në njoftim Kukësi shkruan edhe për dy kushtet që i janë vënë Ernest Gjokës. “Loja e fortë dhe mos heqja dorë nga titulli Kampion derisa e lejon matematika dhe fitimi Kupës së Shqipërisë”- shkruhet në njoftimin e Kukësit. Janë kushte jo shumë të forta dhe që Ernest Gjoka mund t’i arrijë. Por sërish në këtë pikë mbetet e paqartë nëse tekniku tiranas është marrë për të mbyllur sezonin apo me të do të fillojë të projektohet Kukësi i sezonit të ardhshëm. Pasi nuk do të ishte çudi që Kukësi të fitonte Kupën dhe të dilte nënkampion dhe në fund të shkarkohej nga drejtimi i Kukësit në muajin qershor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë