Disfata me vendin e parafundit në renditje, Kastriotin që mund ta nxjerrë përfundimisht nga lufta për titullin kampion nuk është pritur mirë nga drejtuesit e Kukësit. Për herë të tretë këtë sezon Kukësi ka shkarkuar trajnerin. Pas austriakut Pakult dhe shkodranit Armando Cungu, “koka e radhës” që ka prerë Safet Gjici është ajo e Ramadan Ndreut.
Tekniku krutan që e drejtoi skuadrën vetëm për tre ndeshje, dy në kampionat dhe një në Kupë, nuk mundi dot t’i mbijetonte asaj humbje turpëruese në Fushë Krujë. Lajmin për shkarkimin e Ndreut Kukësi e bëri të ditur përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
Në fakt Ramand Ndreu e ndjeu këtë shkarkim, pasi në fjalën pas ndeshjes pranoi që drejtuesit e klubit edhe mund ta largonin pas kësaj disfate.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




