Futboll

10 futbollistët që do të ndryshojnë historinë e merkatos

Kur fillon dhe afrohet vera, në botën e futbollit zërat e merkatos janë ato që marrin vëmendjen kryesore. Bajerni i Mynihut e ka nisur me marshin e pestë 2 muaj para se të hapet zyrtarisht merkato, duke bërë afrimin e parë të rëndësishëm. Bavarezët kanë arritur akordin me francezin Lukas Hernandez për 80 milionë euro. Kjo është shuma më e madhe e shpenzuar ndonjëherë nga një klub gjerman në merkato dhe gjithashtu Hernandez është tashmë mbrojtësi i dytë më i shtrenjtë në botë, pas Van Dajk.

Portali italian, “Sportmediaset” ka renditur 10 futbollistët që mund ta ndryshojnë përgjithmonë fatin e merkatos. Janë 10 futbollistë që këtë verë pritet të ndryshojnë klub dhe çmimet pritet të jenë disafish më të larta nga sa do ishin pak vite më parë.

Frederiko Kieza 70 milionë

Manovrat e mëdha po përqendrohen rreth emrit të këtij djali, i cili me paraqitjet e dy sezoneve të fundit ka tërhequr vëmendjen e Juventusit, Interit dhe Napolit. Me 70 milionët që Fiorentina kërkon për të, me siguri ai do të bëhet lojtari italian më i shtrenjtë në histori, duke lënë pas Joxhinjon, për të cilin Çelsi pagoi 57 milionë euro.

Antoni Grizman 120 milionë

Klauzola në kontratën e tij nuk është shumë e qartë dhe shumë shpesh është rrethuar nga një hije të misterit. Një vit më parë ishte 200 milionë, tani nuk zbulohet, por 120 milionë euro pritet të jetë minimumi që do të kërkojë Atletiko Madrid për të lënë të lirë yllin e saj. Barcelona e ndjek prej kohësh dhe gjithashtu njihet pëlqimi që francezi ka për ngjyrat e klubit katalanas. Edhe Inter thuhet se mund të jetë i interesuar për Grizman, por për zikaltërit çmimi është shumë i lartë dhe do të jenë gjithmonë në pritje të lajmeve nga Kina për parë nëse mund të marrin në Milano, Grizman.

Eden Hazard 150 milionë

Një shifër si 150 milionë tashmë nuk duket e frikshme në botën e futbollit, por si shuma më e mundshme që pritet të paguaj Real Madrid për të marrë në “Bernabeu” Eden Hazard. Belgu ka ende 1 vit kontratë me Çelsin, kështu që ai mund të bëhet futbollist më i shtrenjtë i blerë në prag të skadimit të kontratës. Megjithë çmimin e kripur që i ka vendosur, Abramoviç, Zidane e dëshiron Hazardin me çdo kusht në ekipin e tij dhe mësohet se ka qenë një nga kushtet për rikthimin e tij te Reali.

Mauro Ikardi 110 milionë

Ai ka një klauzolë prej 110 milionë eurosh, e vlefshme vetëm për klubet jashtë Italisë deri më 20 korrik. Nëse do të merrej nga një klub jashtë Serisë A, si Real Madrid apo Paris Saint Germain që e kanë kërkuar në të shkuarën, Mauro Ikardi do të bëhej shitja më fitimprurëse në historinë e Interit. Nëse, nga ana tjetër, zikaltrit do të hynin në një shkëmbim me Juventusin për Dybala, të dy klubet do të kishin përfitime të ndërsjella të fitimeve kapitale, të cilat do të ishin rreth 100 milionë për secilën prej dy klubeve.

Kalidou Kulibali 120 milionë

Disa herë Aurelio De Laurentiis ka hedhur poshtë oferta të mëdha për udhëheqësin e mbrojtës së Napolit, Kulibali. Tani ai është duke u përpjekur të rregullojë kontratën e tij duke ia dyfishuar pagën e tij, por nuk është aq e lehtë, kur mendon se Mançester Siti dhe Mançester Junajtid janë paraqitur me një fond pa limit për ta marrë atë në Premier Ligë. Dhe nëse ky insistim i dy klubeve të Mançesterin arrin në shifrën e 120 milionëve, presidenti italian mund të bjerë dakord gjithashtu për ta bërë afrikanin mbrojtësin më të shtrenjtë në histori dhe ta lejojë të largohet nga Napoli.

Sadio Mane 150 milionë

Tani për tani ka disa zëra që e çojnë senegalezin në Spanjë, aty ku Zidane duket se e pëlqen atë. Liverpul nuk do të donte ta shiste lehtë yllin e tij, por në rast se vjen një ofertë prej 150 milionë eurosh, gjë që do ta bënte sulmuesin shitjen më fitimprurëse në historinë e Liverpulit dhe të një ekipi të Premier Ligës çdo gjë mund të ndodhë dhe nuk duhet të habitemi nëse afrikanin fluturues sezonin e ardhshëm ta shohim me fanellën e bardhe madrilene.

Kilian Mbape 280 milionë

Këtu flasim për Mbape, tashmë e dim që flasim për shifra absolute në çdo drejtim. Aktualisht, Mbape është lojtari i dytë më i shtrenjtë në histori, pas Nejmar kur kaloi nga Monako te PSG për 180 milionë euro. Por nëse Zidane vërtet e bindi Florentino Perez për të filluar këtë negocim, francezët do të kërkojë për yllin e tyre 21-vjeçar më shumë se 222 milionët që u paguan dy vite më parë për brazilianin Nejmar. Sipas të gjitha llogaritjeve shuma me të cilën Mbape do të transferohej në Madrid mund të shkojë deri në 280 milionë euro, por pse jo edhe më shumë.

Pol Pogba 105 milionë

Pas një periudhe të gjatë thashethemesh për një rikthim në Torino te Juventus dhe pas grindjeve me Mourinhon, tani Pol Pogba ka hyrë në prozhektorët e Real Madridit, me Mino Raiola gati për të fituar para. Mançester Junajtid nuk besohet ta lëshojë francezin për më pak se 105 milionë dhe në këtë mënyrë ai mund të bëhet lojtari i parë që do të bëjë dy transferime me mbi 100 milionë.

Jadon Sanço 90 milionë

Manchester United po bën gjithçka për ta marrë Sançon nga Borusia Dortmund, dhe është i gatshëm për të ofruar shifrën e çmendur prej 90 milionë eurosh. Në pamje të parë duket një çmenduri e vërtetë, por jo aq shumë nëse shikon datën e lindjes së këtij futbollisti dhe ato që i bën në fushë dhe sukseset që ka arritur me Dortmundin. I lindur në vitin 2000, Sanço mund të bëhet lojtari i shtatë më i shtrenjtë në histori, por më i riu, duke lënë pas edhe Mbapenë me pak muaj diferencë.

Nikolo Zaniolo 60 milionë

Nga deklarata zyrtare, ai u vlerësua në 4.5 milionë nga Inter se një vit më parë si pjesë e transferimit të Naingolan në Milando. Roma po përpiqen t’i sigurojnë talentit italian një kontratë të re, por ndërkohë që Juventusi dhe Real Madrid po shtyjnë për ta marrë sa më shpejt fenomenin e ri të futbollit axurr, Zaniolo. Roma do të pranonte oferta për mesfushorin e saj vetëm ato që do të ishin mbir 60 milionë, që do të thotë 13.33 herë më shumë nga sa pagoi një vit më parë për ta marrë nga Inter dhe ky fitim brenda një kohe kaq të shkurtër do ishte një rekord më vete.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë