Futboll

Disiplina dënon Tiranën, pezullohet Ardian Mema

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka publikuar vendimet për javën e fundit në Superligë dhe kategoritë e tjera të futbollit shqiptar. Nuk ka dënime të rënda, për shkak se edhe rastet e shkeljeve në javën e fundit nuk ishin të shumta. Ajo që bie në sy është dënimi që është dhënë për trajnerin e Tiranës. Për teknikun bardheblu KDS ka dhënë vendimin për pezullim me dy ndeshje në Superligë.

“Zyrtari i KF “Tirana” , Ardian Mema, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.”- shkruhet në njoftimin e bërë publik nga Komisioni i Disiplinës.

Nga kategoria Superiore nuk të tjera dënime për klube apo individë që të kenë shfaqur sjellje të gabuara gjatë ndeshjeve. Sakaq për klubet e Kategorisë së Parë dhe atë të Dytë Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit është treguar goxha i ashpër, duke dhënë dënime si për klubet, por edhe për zyrtarë që kanë shkelur rregullat.

Vendimet e plota të Komisiont të Disiplinës mund t’i lexoni këtu.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë