Tani jemi në hapin final, gjithçka është pothuajse gati. Në një kohë të shkurtër me shumë mundësi brenda javë së ardhshme, Inter dhe Milan do të paraqesin planin për ndërtimin e stadiumit të tyre në Milano, i cili sipas parashikimeve mund të hapë dyert brenda 3/4 viteve duke filluar nga sezoni 2022/23.
“Ne jemi duke punuar në këtë projekt së bashku me Milanin – tha drejtori i përgjithshëm i Interit Alesandro Antonello – duke besuar se stadiumi është një nga asetet themelore për rritjen e vetë klubeve në nivelin që ne pretendojmë. Ne ende kemi punë për të bërë, por koha dhe kushtet tashmë janë pjekur. “Ne së shpejti do ta informojmë Bashkinë për zgjedhjen që kemi bërë, sepse qyteti i Milanos ka nevojë për një stadium modern të krahasueshëm me ato që kanë sot qytetet kryesore europiane.”
Pas kësaj deklarate të drejtuesit të lartë interist, San Siro të ri, do të ngrihet pranë stadiumit aktual në zonën e zënë aktualisht nga parkingje dhe parqe. Sipas asaj që shkruajnë mediet italiane San Siro aktual do të mbetet në këmbë deri sa të përfundojë impianti i ri, duke vazhduar të presë ndeshjet në shtëpi të Interit dhe Milanit, dhe më pas do të shkatërrohet. Ky vendim për stadiumin mitik është në vazhdën e zgjedhjeve që më herët kanë prekur shumë nga tempujt e tjerë të futbollit botëror, që për nga ana emocionale janë të dhimbshme, por që për kushtet dhe kohën që ka ardhur është janë vendime të domosdoshëm dhe madje për impiantin në Milano ashte i vonuar. Sipas idesë fillestare që po flitet stadiumi i ri pritet me strukturën e tij të vjetër, por me një kapacitet të ultë që nuk pritet t’i kalojë 65 mijë vende. Qëllimi dhe dëshira e të dy klubeve është që ky stadium i ri të vijojë të quhet “La Scala e futbollit”.
San Siro është momentalisht stadiumi më i madhi në Itali dhe njëkohësisht një nga më të mëdhenjtë në Europë, me një kapacitet prej 80 mijë vendesh. Ai u hap për herë të parë në vitin 1925 me një kapacitet prej 26 mijë vendesh dhe ishte shtëpia e të dyja ekipeve të Milanos, Milan dhe Inter. Në rrjedhën e viteve stadiumi ka pësuar plot 5 rikonstruksione dhe rindërtime që e kanë ndryshuar si në kapacitet edhe në pamje. Stadiumi që nga viti 1980 ka marrë emrin zyrtar “Xhuzepe Meaza” në nder të një prej futbollistëve më të mëdhenj italian, që ka fituar dy kupa botërore në vitet ’30. Në të janë luajtur disa finale të Ligës së Kampionëve dhe një Kupë Bote.
Më poshtë një fotogaleri e stadiumit San Siro që ka shënjuar historinë e futbollit italian dhe atij europian.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.






































