Mund të mos jetë në garë për titullin kampion, por Skënderbeu mbetet Skënderbeu. Ekipi korçar ka triumfuar me rezultatin minimal 1-0 ndaj Kukësit në shtëpinë e tij. Ndeshja është vendosur që në minutat e para, me Skënderbeun që shënoi shumë shpejt dhe më pas me shumë kujdes dhe vendosmëri ia doli që ta mbrojë këtë rezultat deri në fund. Korçarët i japin kështu një “shuplakë” shumë të fortë Kukësit në momentin më të mirë dhe kur kishte filluar të mendonte për titullin kampion.
Që në minutën e 4’, ishte Pervan ai që befasoi Skënderbeun dhe çoi topin në rrjetë pas një rrëmuje në zonë. Kukësi pas këtij goli të befasishëm u mundua të reagojë, por nuk ia doli që të shfrytëzojë siç duhet rastet që pati para portës korçare. Në pjesën e dytë i gjithë Kukësi u hodh në sulm përballë një Skënderbeu që u rreshtua në prapavijë në mbrojtje të avantazhit. Rroca, Shkurtaj, Rama dhe Rexhinaldo të gjithë me radhë provuan të shënojnë, por asnjëri deri në fund nuk ia doli që të gjente rrugën e rrjetës. Kështu me këtë fitore Skënderbeu rifutet në garën për një vend në Kupat e Europës, ndërsa Kukësi i largohet shumë luftës për titullin.
Skënderbeu: Dajsinani, Vangjeli, Radas, Sambou, Abazi, Dita, Sibo, Muzaka, Pervan, Gripshi, Krasniqi.
Trajner: Orges Shehi
Kukësi: Frashëri, Maliki, Shameti, Krasniqi, Teqja, Çyrbja, Limaj, Dzaria, Ethemi, Rroca, Rexhinaldo.
Trajner: Armando Cungu
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




