Futboll

Inter jashtë Europa League, avancojnë Napoli, Çelsi dhe Arsenali

Janë mbyllur edhe ndeshjet e raundit 1/16-ve të Ligës së Europës. Surpriza e madhe është largimi i Interit, që është eliminuar pas humbjes 0-1 nga Frankfurti në shtëpi. Sakaq të mëdhatë e tjera, Çelsi, Napoli, dhe Arsenali kanë prerë biletat e tyre për në raundin tjetër pa shumë probleme.

Për Interin e Spaletit ishte pamundur të mbahej ritmi i gjermanëve, kur gjysma e ekipit ishte në infermieri. Me golin e pësuar që në minutat e para, Interi nuk mundi dot të reagonte siç duhej përballë gjermanëve që me 13 mijë tifozë në krahun e tyre u treguan shumë të zotë dhe të organizuar në të gjitha repartet e fushës. Ndërkohë buzëqesh ekipi tjetër italian në këtë kompeticion, Napoli. Ekipi i Ançelotit edhe pse u mposht në këtë ndeshje të dytë, sërish arriti të kualifikohej falë golave në ndeshjen e parë, që i dhanë të drejtën për të kaluar në fazën e tjetër të 1/8-ve.

Edhe dy anglezët, Çelsi dhe Arsenali janë kualifikuar pa shumë probleme. Çelsi ka shpartalluar 8-0 me rezultat të përgjithshëm Dinamon e Kievit, pasi fitores 5-0 në “Stamford Bridge”. Sakaq Arsenali ka përmbysur humbjen në transfertë dhe në stadiumin e tij ka qenë shumë i saktë, duke fituar në shifrat 3-0 dhe e bëri të pavlefshëm humbjen 3-1 të një jave më parë. Një biletë për në raundin e 1/8-ve të Ligës së Europës ka prerë edhe Vilareali, që ka eliminuar Zentin e Shën Peterburgut, pas fitores edhe në ndeshjen e dytë me rezultatin 2-1. Edhe Benfika është kualifikuar pas kohës shtesë, ndërsa Sevilja është eliminuar me penallti nga Sllavja e Pragës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë