Raportet se Byroja Federale e Hetimeve i kërkoi një “informatori” të infiltrohej me këshilltarët e ekipit presidencaial të Donald Trump në vitin 2016, kanë shkaktuar një tërmet të vërtetë në Uashington. Edhe pse ky ishte një thashethem që qarkullontë gjatë nëpër media, konfirmimi zyrtar erdhi falë zyrtarëve dhe ish-qeveritarëve që folën javën e kaluar për “New York Times”dhe Washington Post. Medat liberale kanë këmbëngulur se ai ishte thjesht një informator dhe jo një “spiun”, i përdorur për të hetuar lidhjet e Rusisë me ekipin e Trump. Megjithatë, duket se ky është një tjetër justifikm i FBI-së dhe Departamentit të Drejtësisë për të mos dorëzuar dokumentet e Komisionit të Inteligjencës lidhur me informatorin.
Drejtësia dhe FBI-ja pretendojnë se pas mbikëqyrjes së Kapitol Hill, zbulimi i identitetit të këtij spiuni do të rrezikonte jetën e tij. Megjithatë, mediat kanë zbuluar aq shumë detaje specifike rreth informatorit të cilit ne nuk guxojmë ta thërrasim “spiun”, sa mund ta zbuloni emrin e të dyshuarit të mundshëm në një kërkim në Google.
Tani dimë, për shembull, se informatori është”një akademik amerikan që jep mësim në Britani dhe se ka qenë gjithashtu pjesë e administratatave të mëparshme republikane. Raportet japin emrat e tre zyrtarëve të ekipit të Trump, të cilëve informatori u përpoq t’u vinte rrottul: Carter Page, Sam Clovis dhe George Papadopoulos. Madje janë bërë publike dhe datat dhe detajet specifike të takimeve. Ai u takua me Page në në një “universitet britanik” në “mes të korrikut”, dhe mbeti në kontakt me të për më shumë se një vit. Ai u takua me Clovis në një kafene Virxhinia më “ose 31 gusht ose 1 shtator.”
Informatori i FBI-së nuk i njihte tre zyrtarët, por ofroi t’i ndihmonte me fushatën presidenciale. Ai gjithashtu hodhi i ofroi Papadopoulos 3,000 dollarë për të shkruar një letër kërkimore. Nuk është ende e konfirmuar nëse informatori i pyeti zyrtarët për lidhjet e Trump me Moskën, por e gjitha kjo tingëllon si një përpjekje klasike për të bërë miq me qëllimin e mbledhjes së informacioneve të inteligjencës.
Skandali duhet të shqetësojë të gjithë ata që dëshirojnë që shërbimet e inteligjencës amerikane të qëndrojnë jashtë politikës partiake. Nuk mund të kujtojmë një rast të ngjashëm, madje as edhe në ditët e J. Edgar Hoover, kur FBI vendosi se duhej t’i hidhte një sy fushatës presidenciale. Devin Nunes, Kryetari i Inteligjencës së Shtëpisë së Bardhë, po kërkon dokumente për të mësuar se çfarë ka ndodhur saktësisht, çfarë e ka shkaktuar këtë veprim të FBI-së dhe a është ai i justifikuar. Ndërkohë Kongresi duhet të të sigurojë amerikanët nga ana tjetër se qeveria e tyre nuk po spiunohet ilegalisht.
FBI
Megjithatë, të njëjtët njerëz që u ngritënn kundër Edward Snowden për vjedhjen e të dhënave sekreteve, të cilat përfshin numrat e telefonit, jo emra, pretendojnë se informatori i FBI-së nuk përbën ndonjë skandal. James Clapper, Drejtori i Inteligjencës Kombëtare, në kohën e Barak Obamës, thotë se ishte edhe një “gjë e mirë” që FBI po monitoronte fushatën e Trump, për lidhjet me Rusinë.
Na falni nëse nuk i besojmë zotit Clapper, i cili ka zbuluar detaje që kanë të bëjnë me dosjen famëkeqe “Steele” në intervista mediatike. A do të ishte ai dhe shtypi liberal kaq moskokçarës, nësë FBI-ja, nën udhëheqjen Xhorxh W. Bush do të kishte spiunuar Obamën gjatë fushatës së vitit 2008?
Në mënyrë të pabesueshme, demokratët dhe miqtë e tyre mediatikë po e pikturojnë si zuzar këdo që merr guximin të kërkojë llogari për këtë skandal. Për aq sa dihet, zoti Nunes nuk e ka bëtë publik emrin e informatorit edhe pse të gjitha të gjitha gjurmët duket se të çojnë drejt derës së tij. Drejtësia dhe FBI-ja nga ana tjetër, kanë zbuluar më shumë për mediat, sesa duhet të zbulojnë për përfaqësuesit e popullit në Kongres.
Ashtu siç edhe njoftoi, Presidenti Trump kërkoi gjatë fundjavës që Drejtësia të hetojë nëse fushata e tij është spiunuar. Zyrtarët e drejtësisë i kërkuan menjëherë Inspektorit të Përgjithshëm që të hetojë dhe kjo padyshim, do ta polarizojë edhe më tej debatin politik
Por e gjjtha kjo shkon përtej së ardhmes politike të Trump, pasi publiku meriton të dijë se kush e ka urdhëruar informatorin të spiunojë presidentin Trump, cilat ishin urdhrat e tij, çfarë justifikimi kishte për ta bërë këtë dhe kush ishte në dijemi. A u nis hetitmi nga FBI, apo u drejtua nga Shtëpinë e Bardhë, nën udhëheqjen e Barack Obamës?/Wall Street Journal/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.