Taksa

17% të faturës së dritave e paguajmë në formë taksash

Në faturën e energjisë eletrike familjet shqiptare 17% të shumës totale e paguajnë taksa e tatime. Të dhënat raportohen nga Instituti i Statistikave të Bashkimit Europian, i cili ka publikuar një raport që tregon se sa është rritur çmimi i energjisë elektrike në vendet e BE-së dhe ato aspirante për familjet në 2018-ën krahasuar me vitin pararadhës dhe ç’pjesë të pagesës që shkon për konsumin e energjisë i takojnë taksave.

Nga tabela e përpiluar prej Eurostat rezulton se në periudhën referuese në Shqipëri nuk është rritur çmimi i energjisë elktrike, por evidentohet se shqiptarët 17% të pagesës së energjisë e kanë taksa.

Krahasuar me rajonin, Kosova paguan 9% taksa në faturën e energjisë elektrike, Maqedonia e Veriut 15%, Mali i zi 20% dhe Serbia 24%.

Në Kosovë në gjysmën e dytë të 2018-ës është ulur çmimi i energjisë elektrike me 2,4 %, në Maqedoninë e Veriut është ulur me 3%, në Mal të Zi çmimi i energjisë elektrike është rritur me 2,7%, në Serbi me 0,9%.

Mesatarisht, çmimet e energjisë elektrike për familjet në Bashkimin Europian (BE) u rritën në 21.1 për 100 kwh (+ 3.5%), mes gjysmës së dytë të 2017-ës dhe gjysmës së dytë të vitit 2018. Megjithatë, çmimi mesatar i energjisë elektrike të një familjeje në BE-së ishte vetëm € 0.1 për 100 kWh më i lartë se në gjysmën e dytë të vitit 2015, kulmi në dhjetë vitet e fundit.

Në të gjithë shtetet anëtare të BE-së, çmimet e energjisë elektrike për familjet në gjysmën e dytë të vitit 2018 shkonin nga 10 euro për 100 kWh në Bullgari deri në rreth 30 euro për 100 kWh në Danimarkë, Gjermani dhe Belgjikë.

Taksat dhe tatimet në BE mesatarisht përbënë mbi 1/3 ose (37%) të faturës të energjisë elektrike të familjeve në gjysmën e dytë të 2018-ës.

Rritjet më të mëdha të çmimeve të energjisë elektrike për familjet janë vërejtur në Qipro dhe Spanjë, kurse zbritjet më të mëdha në Letoni dhe Poloni.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë