Keshilla

14 pyetjet që duhen bërë në një intervistë për të zbuluar motivimin e kandidatëve

Ditët e sotme, drejtuesit dhe menaxherët hasin shpesh vështirësi në punësimin e kandidatëve të duhur për një vend pune, duke humbur orë të panumërta në intervista joefektive, që rezultojnë në punësime të gabuara, duke dëmtuar bizneset e tyre.

Në vend që të bëni pyetjet tradicionale si “Pse duhet t’ju punësojmë?”, është e rëndësishme të bëhen pyetje me anë të të cilave arrihet në thelbin e përgjigjes që ata kërkojnë.

Procesi i intervistimit i bazuar në sjellje, (behavioral interviewing) bazohet në kushtin se performanca e kaluar është parashikuesi më i mirë i performancës së ardhshme.

Duke u kërkuar kandidatëve, që të përshkruajnë se si janë sjellë në situata specifike, dhe jo si do të silleshin në një situatë hipotetike, menaxherët mund të kenë një pamje më të qartë të aftësive dhe potencialit të kandidatit.

14 pyetje për të përcaktuar motivimin e kandidatëve

Nëse jeni duke kërkuar për punonjës të motivuar, këto pyetje për t’u bërë gjatë një interviste pune, të bazuara në sjellje, mund të nxjerrin përgjigje të dobishme për të njohur kandidatin:

  1. Flisni për një kohë kur tejkaluat pritshmëritë e menaxherit për të përfunduar punën.
  2. Flisni për një kohë kur u përballët me pengesa të shumta, gjatë përpjekjes për të arritur një qëllim. Si keni reaguar dhe çfarë hapash keni marrë, për të kapërcyer ato pengesa?
  3. Mendoni për një ditë specifike, që keni pasur në punë, kur jeni ndjerë veçanërisht të kënaqur me arritjet tuaja. Mund të përshkruani çfarë ndodhi atë ditë dhe çfarë e bëri atë një ditë të mirë për ju?
  4. Nëse do të punonit me një ekip, që nuk është i motivuar, si do ta mbani veten të motivuar dhe si do t’i frymëzoni të tjerët, që të bëhen më të motivuar?
  5. A mund të përshkruani mjedisin ose kulturën e punës, në të cilën jeni më produktiv dhe më i lumtur? Cilët elementë specifikë të atij mjedisi, kontribuojnë në produktivitetin dhe lumturinë tuaj?
  6. Përshkruani një kohë kur jeni përballur me një detyrë ose projekt sfidues. Si qëndruat i motivuar për ta përfunduar atë?
  7. Flisni për një kohë kur keni shkuar përtej kërkesave tuaja të punës. Çfarë ju motivoi për ta bërë këtë?
  8. Përshkruani një projekt ose iniciativë, që keni marrë përsipër dhe për të cilën jeni ndjerë të motivuar. Si qëndruat i motivuar gjatë gjithë procesit?
  9. A mund të tregoni një shembull të një kohe kur i keni vendosur vetes një objektiv sfidues? Si qëndruat i motivuar për ta arritur atë?
  10. Flisni për një kohë kur ju është dashur të punoni në një projekt, që nuk ishte veçanërisht interesant për ju. Si e motivuat veten për të qëndruar i përqendruar dhe për të përfunduar punën?
  11. Përshkruani një kohë kur keni marrë vlerësime ose lavdërime për punën tuaj. Si ju motivoi kjo, që të vazhdoni të performoni në një nivel të lartë?
  12. Flisni për një kohë kur ju është dashur të punoni me një ekip ose klient të vështirë. Si qëndruat i motivuar dhe i angazhuar në punë, pavarësisht sfidave?
  13. Përshkruani mjedisin ose kulturën e punës, në të cilën lulëzoni dhe ndiheni më të motivuar. Si e keni kërkuar apo krijuar një mjedis të tillë në të kaluarën?
  14. Ndani një shembull të një kohe, kur keni marrë iniciativën për të përmirësuar një proces, ose për të zgjidhur një problem në punë? Çfarë ju motivoi për të marrë përsipër atë sfidë?

Kur marrin në konsideratë motivimin, menaxherët duhet të vlerësojnë disa faktorë, të tillë si çfarë e motivon kandidatin për punë, çfarë mjedisi pune i duket kandidatit motivues dhe nëse mjedisi i punës është në përputhje me nevojën e kandidatit, për të marrë iniciativën.

Është thelbësore të punësohen kandidatë, dëshira dhe këmbëngulja e lindur e të cilëve përputhen me punën për të cilën janë zgjedhur.

Për shembull, menaxherët duhet të shmangin punësimin e kandidatëve, që preferojnë të punojnë vetëm për pozicione, që kërkojnë bashkëpunim të fortë.

Burimi: INC/Përshtati Gazeta Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë