Kinema

Cate Blanchett debuton në televizion si antifeministe

Cate Blanchett është gati për debutimin në televizionet amerikane. Më 2019-ën, aktorja australiane do të nisë produksionin për një serial të ri, “Mrs. America”, që do të ndjekë lëvizjen për ratifikimin e Amendamentit të të Drejtave të Barabarta. Blanchett, megjithatë do të interpretojë Phyllis Schlafly, gruan konservatore kundër amendamentit.

I  krijuar nga producenti dhe skenaristi i serialit të suksesshëm “Mad Men”, ky serial i ri televiziv do të ketë nëntë episode, ndërsa produksioni do të nisë vitin e ardhshëm. Blanchett do të interpretojë dhe do të jetë producente ekzekutive. Së bashku me personazhin e Blanchett, seriali do të eksplorojë epokën përmes syve të grave të asaj kohe siç ishin  feministet e valës së dytë;  Gloria Steinem, Betty Friedan, Shirley Chisholm, Bella Abzug dhe Jill Ruckelshaus, personazhe të papërzgjedhur ende. Seriali do të eksplorojë sesi një nga fushëbetejat më të ashpra në luftërat kulturore të viteve ’70 ndihmoi në ngritjen e Shumicës Morale dhe ndryshoi përgjithnjë peizazhin politik.

“Jam tejet e emocionuar që po eksploroj këtë material dhe nuk do të kishte kohë, për të qëruar shtresat e kësaj periudhë të vonë të historisë,  më të  rëndësishme sesa sot” - Cate Blanchett 

“Jam tejet e emocionuar që po eksploroj këtë material dhe nuk do të kishte kohë, për të qëruar shtresat e kësaj periudhë të vonë të historisë, më të rëndësishme sesa sot”, ka thënë në një deklaratë Blanchett. Megjithatë disa shfaqje, që jehojnë me Lëvizjet #MeToo dhe Time’s Up,  janë anuluar në vitet e fundit. “Mrs.America” do të dalë së bashku me një sërë serialesh të ngjizur pas zgjedhjes së Donald Trump-it, shfaqje që shqyrtojnë të drejtat e grave përmes paradigmave të ndryshme, përfshi edhe fiksionin historik. “Mrs.America” duket se hyn në këtë hapësirë dhe me Blanchett në ekip, interesi mbetet me siguri i lartë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë