Ne rrjet

Zyrtarja e DASH: Shqipëria, shembull si mbështeten operacionet e NATO-s

Ministrat e Mbrojtjes të vendeve të Kartës së Adriatikut, janë mbledhur në Tiranë për të diskutuar sfidat e përbashkëta.. Të pranishëm në takim janë ministrat e Bosnjes, Kroacisë, Malit të Zi, Maqedonisë sëVeriut dhe Shqipërisë.

Në fjalën e saj, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka falenderuar shtetet e kësaj organizate për ndihmën e tyre të jashtëzakonshme në momentet e tragjedisë.

Xhaçka theksoi rolin që ka mbështetja e këtyre vendeve për njëra-tjetrën në momente të vështira.

“Në emër të qytetarëve shqiptarë, ju falenderoj për mbështetjen tuaj në tragjedinë tone Nuk ishte vetëm ndihma, ushqimet, çadrat apo financat por kurajo dhe solidariteti që na tregoi ne se nuk ishim vetëm. Kjo e bëri më të lehtë punën tonë”, tha ministrja.
Ndërkohë nga ana tjetër, zyrtarja amerikane, Laura Cooper, pasi shprehu ngushëllimet për viktimat e tragjedisë së 26 nëntorit, tha se SHBA-të qëndrojnë pranë Shqipërisë dhe vendeve të rajonit.

Gjatë fjalës së saj, zyrtarja amerikane u shpreh se Shqipëria, është një shembull i jashtëzakonshëm për të mbështetur operacionet e NATO-s.

“Shqipëria ka mbështetur operacionet e NATO-s në të gjitha koalicionet dhe kohët e fundit në kuadër të luftës së Gjirit.Do të doja t’ju sigurojë që angazhimi i ShBA për aleancën e NATO-s mbetet shumë e fortë. Udhëtimi në vendet e Kartës e Adriatikut është me rëndësi të posaçme. Angazhimi i ShBA në këtë rajon ka qenë vazhdimisht prezent. Vendet tuaja janë të rëndësishme sa i përket ofrimit të sigurisë, jo vetëm për vendet e rajonit, por edhe në kuadrin ndërkombëtar. Siguria që ofroni është e rëndësishme, por i përshtatet aspekteve taktike të situatave me të cilat përballemi”, deklaroi Cooper.

Xhacka njoftoi nga ana tjetër një angazhim te ri të Shqipërisë në Irak në kuadër të sigurisë

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka. Gazeta Si, 2019


“Forcimi i punës sonë në kuadër të NATO-s ka qënë dhe mbetet angazhm i yni. Jam shumë e kënqur që gjatë vitit 2019 ne organizuam një numër të madh aktivitetetsh në këtë kuadër. Dua të theksoj një angazhim në Irak në vitin 2020, ku Shqipëria do të luajë rolin e drejtueses.

Nxitja e solidaritettit ishte e vetmja gjë e bukur në këto ditë të vështira, që na bëri të kuptojmë se bashkëpunimi dhe mbështetja është gjëja që kemi më shumë nevojë’, tha Xhaçka.

Ministrja Xhaçka në fillim të takimit tha se do të vazhdohet të punohet me të gjitha mundësitë për prioritetet. ”Të forcojmë punën dhe angazhimin tonë në kuadër të NATO. Gjatë 2019 ia kemi dalë të organizojmë një numër të madh aktivitetesh. Mes nesh ekziston vullneti politik për të bashkëpunuar. Roli i A5, është i lidhur ngushtë me promovimin e reformave në kuadër të sigurisë. Ashtu siç u pa pas tërmetit, bashkë mund t’ia dalim çdo sfide”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë