Ne rrjet

Zyrtare / SHBA nis tërheqjen nga OBSH-ja

SHBA ka njoftuar zyrtarisht Organizatën Botërore të Shëndetit për tërheqjen e saj nga organizata gloobal, pavarësisht kritikave dhe mungesës pothuajse së mbështetjes ndërkombëtare për këtë vendim në mes të pandemisë së koronavirusit.

Donald Trump njoftoi vendimin e tij për t'u tërhequr nga OBSH-ja në maj, duke akuzuar organizatën për fshehjen e informacionit në lidhje me koronavrusin dhe duke e cilësuar si zëdhënëse e Kinës. Letra që konfirmon këtë vendim të Shtëpisë së Bardhë i është dorëzuar tanimë Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres.

"Ne kemi marrë raporte që SHBA-ja i ka dorëzuar njoftim zyrtar Sekretarit të Përgjithshëm se po tërhiqet nga OBSH në mënyrë efektive më 6 korrik të vitit 2021”, njoftoi të martën një zyrtar i OBSH.

Por kandidati demokrat për president, Joe Biden, tha se ai do të kthejë SHBA në OKB sapo të vinte në pushtet.

"Amerikanët janë më të sigurt kur Amerika është e angazhuar në forcimin e shëndetit global," tha Biden në Twitter. "Në ditën time të parë si President, unë do të ribashkohem me OBSH dhe do të rimarr udhëheqjen në skenën botërore."

Demokratët kanë vënë në dyshim edhe ligjshmërinë e këtij vendimi pa miratimin e kongresit.

Por administrata tashmë ka filluar të kërkojë kanale të tjera për të shpenzuar 450 milion dollarët që paguan çdo vit për anëtarësimit në OBSH. Është e paqartë se çfarë do të ndodhë me zyrtarët amerikanë që punojnë me organin global shëndetësor.

Jeff Merkley, një anëtar demokrat i Komisionit për Marrëdhëniet e Jashtme të Senatit që mbikëqyr institucionet shumëpalëshe, e quajti këtë veprim "një fitore të madhe për Kinën dhe një goditje të madhe për popullin amerikan".

"Duke u larguar nga OBSH, Presidenti Trump po forcon udhëheqjen dhe fuqinë kineze, si brenda OBSH ashtu edhe më gjerësisht brenda bashkësisë ndërkombëtare," tha Merkley. “Shkëputja e Shteteve të Bashkuara nga OBSH në mes të pandemisë më të keqe globale në një shekull i bën amerikanët më të prekshëm. Duke braktisur përpjekjet për të kontrolluar virusin jashtë vendit, ne jemi duke siguruar që shumë më tepër amerikanë do të sëmuren, qoftë përmes udhëtarëve të huaj që vijnë në SHBA, ose përmes amerikanëve që udhëtojnë jashtë vendit".

Anëtarët republikanë të Kongresit gjithashtu i kanë kërkuar Trump të mbante SHBA brenda OBSH-së.

Tërheqja zyrtare u konfirmua pasi numri i rasteve me koronavirusit në SHBA po shkon në 3 milion, me 130,000 viktima deri më tani.

Koordinatorja e Shtëpisë së Bardhë për përgjigjen ndaj koronavirusit, Deborah Birx, tha se administrata ishte kapur në befasi nga përhapja e Covid-19 midis të rinjve.

"Unë mendoj se askush prej nesh nuk e parashikoi me të vërtetë sasinë e përhapjes së virusit në grupmoshën nga 18 deri në 35 vjeç" tha Birx në një tryezë të rrumbullakët me ambasadorë të huaj dhe diplomatë karriere.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë