Politike

Zyrtare/ Pikat e para të marrëveshjes Rama-Meloni për refugjatët në Shëngjin të Lezhës  

Agjencia për Media dhe Informim publikoi këtë të martë disa fakte mbi protokollin mes Qeverisë Italiane dhe Këshillit të Ministrave për fuqizimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit, nënshkruar dje nga Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, në Romë.

LEXO EDHE:
Rama dhe Meloni firmosin marrëveshjen për refugjatët, do ngrihet një kamp në Shëngjin. Fluksi vjetor mund të arrijë deri në 36 mijë persona

Disa fakte mbi marrëveshjen me Italinë:

Konkretisht neni 3 i kësaj marrëveshje përcakton se Italia merr në përdorim sipërfaqe të territorit shqiptar për ngritjen e strukturave pritëse.

Marrëveshja parashikon se Italia ngre tërësisht me shpenzimet e saj, strukturat për qëndrimin e migrantëve (neni 4).

Po ashtu, kufiri maksimal do të jetë jo më shumë se 3 mijë persona të strehuar në të njëjtën kohë (neni 4).

Italia përballon çdo shpenzim për migrantët e strehuar përfshirë çdo kosto të kujdesit shëndetësor dhe çdo kosto tjetër të parashikuar që mund t’i vijë palës shqiptare (neni 6).

Po ashtu, në marrëveshje përcaktohet se afati maksimal i qëndrimit të një emigranti nuk mund të jetë më i madh se koha e nevojshme për procedurat e azilit/mbrojtjes.

Në përfundim të procedurave, pala italiane kryen me shpenzimet e saj largimin e migrantëve nga Shqipëria (neni 9).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë