Politike

Rama dhe Meloni firmosin marrëveshjen për refugjatët, do ngrihet një kamp në Shëngjin. Fluksi vjetor mund të arrijë deri në 36 mijë persona

Gazeta Si - Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në Romë ku është pritur nga homologia e tij italiane, Giorgia Meloni. Kreu i qeverisë shqiptare është pritur me një ceremoni zyrtare. Rama ishte i shoqëruar në këtë vizitë nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe ministri i Brendshëm Taulant Balla.

Pas takimit, të dy kryeministrat dolën në një komunikim për mediat, ku u bë e ditur firmosja e një marrëveshjeje mes dy vendeve për çështjen e refugjatëve të paligjshëm. Sipas kësaj marrëveshjeje, Shqipëria do ta ndihmojë Italinë me dy qendra pritjeje për refugjatët në Portin e Shëngjinit dhe Gjadër.

Këto qendra mund të presin deri në 36 mijë refugjatë. Në Shëngjin, ku do të jetë qendra e pritjes së parë, parashikohet të bëhen zbarkimi dhe regjistrimi, kurse në Gjadër do të realizohet një strukturë model për procedurat e tjera.

Në konferencën për shtyp, Meloni vuri në dukje bashkëpunim mes Italisë dhe Shqipërisë në luftën kundër trafikut të paligjshëm të refugjatëve. “...Kemi për qëllim të jetë operative pranverën e ardhshme, jam e kënaqur me punën që kemi bërë me Ramën, e konsideroj një marrëveshje me frymëmarrje të gjerë europiane. Kjo marrëveshje tregon se mund të bashkëpunohet në frontin e menaxhimit të refugjatëve dhe të bashkëpunojmë me një frymë europiane.

Shqipëria është një vend europian dhe qysh nga fillimi e kemi mbështetur këtë ribashkim të Europës, është e rëndësishme dhe innovative, sepse mbi bazën e këtij bashkëpunimi mund të nisin iniciativa”, - tha Meloni.

"Ata që kërkojnë azil do të mbeten në këto territore dhe do të seleksionohen midis atyre që kanë të drejtë dhe jo. Si për numër popullsie refugjatesh kemi një kapiencë 3000 persona sipas një regjimi të caktuar. Flasim nëpërmjet flukseve dhe ky fluks në vit mund të arrijë deri në 36 mijë persona dhe që mund të alternohet si më pak ose më shumë dhe kjo marrëveshje nuk përfshin të miturit, gratë shtatëzanë dhe grupet e tjera vulnerabël. Juridiksioni i këtyre qendrave do të jetë italiane. Në portin e Shëngjinit, Italia do të angazhohet me procedurat e zbarkimit dhe të seleksionimit, do të realizohet një qendër e pritjes dhe të screening dhe do të ketë një strukturë tjetër që janë në vazhdimësi të kësaj strukturës së parë  të parë të screening. Pastaj pjesa shqiptare do të merret me gatishmërinë e observimit dhe ky protokoll që firmosim sot ka një kornizë politike dhe juridike të bashkëpunimit tonë. Pastaj marrëveshje të tjera do të ndjekin më pas. Në lidhje me këtë lloj bashkëpunimi, kemi qellim që të jetë operative në pranverën e ardhshme.'- qartesoi kryeministrja Meloni.

Rama u shpreh ndërkohë se Shqipëria iu përgjigj thirrjes së Italisë për këtë çështje: “Qysh nga fillimi ne nuk do ta bënim këtë marrëveshje me asnjë vend tjetër të BE-së, sepse ka një ndryshim të madh dhe një ndryshim historiko-kulturor dhe gjithashtu edhe emocional që lidh Shqipërinë me Italinë dhe shqiptarët me italianët.

Nuk besoj që ne nuk do të jemi në gjendje që në vitet që do vijnë për të parashikuar vitet që mund të kemi përpara për të paguar atë borxhin që kemi drejt Italisë dhe popullit të Italisë për atë që kanë bërë për ne nga dita që kemi mbërritur në këtë anë të bregut. Nëse Italia thërret, Shqipëria përgjigjet.

Shqipëria u ka dhënë strehim mijëra vajzave dhe grave afgane brenda pjesës tonë të aleancës strategjike të Aleancës. Të gjithë ata që kanë besuar në botën e re që e bënin për ata nuk mund t’i linim në duart e atyre vrasësve të sovranit të Afganistanit.

Besoj se shkoi në mënyrë të shkëlqyer shumë mirë, sepse ato familje janë tashmë të shpëtuara. Ky është një shembull, sepse kemi krijuar kushtet për t’i trajtuar, se i marrjen e të dhënave të tyre dhe adaptimin e tyre në lidhje me kërkesat dhe statusin e tyre për t’i dërguar në vende të tjera.

Kemi dhënë mundësinë për të mbijetuar mbi mijëra iranianëve. Nuk mund t’i zgjidhim problemet, por mund të japim një ndihmesë dhe besoj se nuk mund të ekzistojë koncepti ‘ja të shikojmë dhe nga krahu tjetër, që ja do ta shikojmë ndonjë zgjidhje’. Por besoj që njëherë që jemi anëtarë të Bashkimit Europian, mund të shikojmë dhe t’i rendisim të gjitha këto karakteristikat tona në ecurinë tonë dhe kolegët tonë në këtë bashkëpunim”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë