Para

Zvicra, e para në botë për pagesat e taksave me Bitcoin

Kantoni Zugo në Zvicër është qyteti i parë në botë që do të lejojë pagimin e taksave në Bitcoin.

 

Administrata bashkiake ka zyrtarizuar që prej 1 korrikut 2018,  25 mijë banorët e saj mund të përdorin Bitcoinin e famshëm si monedhë për pagimin e taksave.

 

I pozicionuar në veri të Zvicrës pranë malit Zugerberg, Zugo është e njohur në botë mbi të gjitha për lehtësirat fiskale ndaj biznesit dhe qytetarëve: për shembull për biznesin taksat janë parashikuar në masën rreth 23%, ndërsa për individët në masën 15%. Falë këtyre lehtësiarve në pak kohë kanë lindur 15 start-up: me pagesa në Bitcoin. Administrata bashkiake kërkon të shtrijë më tej incentivat fiskale me qëllim që të tërheqë akoma më shumë investitorë të huaj, prandaj ka vendosur që të gjitha pagesat të kryen në monedhën virtuale Bitcoin.

 

Si fillim është parashikuar një periudhë eksperimentale që do të nsië më 1 Korrik. Më tej nëse të dhënat do të rezultojnë pozitive, pagesat në Bitcoin mund të shtrihen edhe në fusha të tjera.

 

Bitcoin është një monedhë virtuale elektronike e lindur në 2009. Në pak vite ajo ka shënuar një rritje të jashtëzakonshme si në përdorim, ashtu edhe në vlerë: Në 2009 një Bitcoin vlente vetëm disa qindarka euro, ndërsa sot vlen 10 mijë euro.

 

Suksesi i madh i Bitcoin i detyrohet si fillim avantazheve të mëposhtme:

 

  • I garanton përdoruesëve anonimatin, duke bërë të pamundur sekuestrimin ose bllokimin e transaksioneve nga ndonjë autoritet i mundshëm
  • Nuk është subjekt i zhvlerësimit për shkak të emetimit të monedhës së re, siç është rasti me monedhat tradicionale
  • Është një monedhë që nuk kontrollohet nga Bankat Qëndrore apo Qeveritë.
  • Bitcoin nuk është i influencuar nga konteksti gjeopolitik i ditës: mjfaton të mendosh për zhvlerësimin e monedhave të tjera për shkak të tensioneve të SHBA-ve, Koresë së Veriut, Rusisë dhe Europës

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë