Politike

Zv/ministri italian: Strukturat me status ekstraterritorial, Shqipëria s’kërkoi gjë, eksperiment që duam ta përsërisim   

Qendër e përkohshme  në Shqipëri. Opozita flet për “deportim”. Nënsekretar Giovanbattista Fazzolari, çfarë marrëveshjeje është ajo mes kryeministres Giorgia Meloni dhe homologut të saj shqiptar Edi Rama?

Një sukses historik. Për herë të parë, një vend i tretë jo anëtar i BE mbështet një shtet evropian në menaxhimin e imigracionit të paligjshëm, duke mirëpritur emigrantët që mbërrijnë nga deti. Ky rezultat është falë besueshmërisë ndërkombëtare të Melonit

Duke i transferuar në Shqipëri, a nuk është një formë refuzimi?

Jo, emigrantët e shpëtuar nuk do të mbërrijnë në Itali, do të dërgohen direkt në ato struktura

Por sa garanci ka që të drejtat e emigrantëve do të respektohen dhe qendrat nuk do të kthehen në kampe përqendrimi?

Strukturat do të jenë nën juridiksionin italian. Ata do të kenë status ekstraterritorial. Brenda tyre do te zbatohen rregullat dhe garancitë tona

Po Jashtë?

Ligjet shqiptare.

Opozita i frikësohet një "Guantanamo". A nuk është kështu?

E majta kundërshton çdo masë për të luftuar emigracionin masiv të paligjshëm. Është një vizion ideologjik, por deri më sot ligji ndërkombëtar nuk parashikon heqjen e kufijve kombëtarë. Është gjithashtu e habitshme që e majta ka dyshime serioze për një vend që është anëtar i Këshillit të Evropës dhe NATO-s, zyrtarisht kandidat për t'u anëtarësuar në BE, i cili ka edhe një kryeministër socialist, që dyshoj se mund të thuhet se e shkel garancinë për të drejtat e njeriut

Për sa kohë do të mbahen?

Njëzet e tetë ditë për të kryer procedurat dhe për të vlerësuar se kush ka të drejtën e pritjes. Të tjerët do të riatdhesohen drejtpërdrejt

Tre mijë vende fillestare. Sa do të arrijë numri maksimal?

Tridhjetë e gjashtë mijë në vit, si një eksperiment fillestar, është një numër shumë i kënaqshëm. Por është një model që ne synojmë ta përsërisim me çdo vend të tretë që jep garancitë e nevojshme. Do të çmontojmë biznesin e trafikut të qenieve njerëzore për trafikantët që nuk do të mund të garantojnë më zbarkimin në Itali

A është dakord BE-ja?

Ka pasur diskutime

Që do të thotë se Italia vazhdon e vetme.

Po, por pa kundërshtime nga Komisioni.

Pse njoftimi ishte surprizë?

Nëse këtë verë, kushdo që fliste për pushimet e Melonit si mysafir i Ramës, do t'i kishte bërë vetes disa pyetje shtesë, do ta kishte kuptuar se kishte të bënte me emigracionin.

Çfarë kërkon Shqipëria si këmbim?

Asgjë. Është një shtet mik me të cilin kemi bashkëpunim të ngushtë dhe të cilin e kemi mbështetur gjithmonë në kërkesën e tij për t'u anëtarësuar në BE Marre nga: corriere.it Pershtati: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë