Bota

Zv.kryeministri britanik: Starmer nuk do të japë dorëheqjen!

Nga Gazeta ‘Si’- Zv.kryeministri britanik, David Lammy, ka hedhur poshtë zërat për një largim të afërt të kryeministrit Keir Starmer, duke deklaruar se nuk do të ketë “asnjë afat kohor” për dorëheqjen e tij.

Në një intervistë për Sky News, Lammy u shpreh se Starmer mbetet plotësisht i përkushtuar ndaj detyrës dhe nuk ka ndërmend të largohet nga posti.

“Më lejoni të jem shumë i qartë. Keir Starmer mbetet personi më rezistent që njoh në jetën time. Kam folur me të dy herë dje. Ai ka forcë karakteri dhe përvojë në përballjen me sfida. Nuk do të ketë asnjë afat kohor”, deklaroi Lammy.

Ai shtoi se fokusi i qeverisë është puna për qytetarët britanikë dhe përshpejtimi i reformave në muajt e ardhshëm.

“Ajo që ekziston është vazhdimi i punës së qeverisë. Jam shumë i qartë për këtë. Aktualisht nuk ka asnjë garë për drejtimin. Ajo që ka rëndësi është vendosmëria e tij për të dhënë rezultate për popullin britanik”, u shpreh zv.kryeministri.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë