Ka ndodhur

Zjarri i Sarajeve, Shehaj: U bë me leje të Veliajt, aty do ngrihet një kullë

“Djegia dhe shkatërrimi i Sarajeve të Toptanëve, e vetmja dhe më e vjetra e mbijetuar në Tiranë, është një humbje e madhe për trashëgiminë kulturore shqiptare”, shkruan në Facebook deputeti i zgjedhur i PD-së, Agron Shehaj.

Ai shkruan se pas shkatërrimit të Teatrit Kombëtar, përflitej prishja e Sarajeve si pjesë e planit të ndërtimit të kullave në atë vend.

“Ato dyshime u bënë realitet.

Zjarrvënia është bërë me leje të kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj, i cili ka gati edhe lejen e ndërtimit.

Kalojnë vitet, ndryshojnë kryebashkiakët por fatkeqësisht nuk ndryshon keqqeverisja.

Erjon Veliaj, nëpërmjet korrupsionit, ka vendosur postin e kryebashkiakut në shërbim të oligarkëve dhe pastrimit të parave”, shkruan ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë