Ka ndodhur

Zjarret, shuhet vatra në Malin e Rrajcës, problematike situata në Veri të vendit

Forcat e Armatosura dhe zjarrfikësit lokalë kanë vënë nën kontroll zjarrin në Malin e Rrajcës në Prrenjas, por puna vijon, pasi era mund ta favorizojë, duke rrezikuar Parkun Kombëtar të Shebenik-Jabllanicës në kufi me Maqedoninë e Veriut.

Në njoftimin e saj për shtyp, Ministria e Mbrojtjes thotë se situata është nën monitorim në këtë zonë, duke theksuar se edhe pala maqedonase po punon në pjesën e saj.

Ndërkohë, mbi 100 forca po luftojnë me flakët në dy vatra të ndryshme në fshatrat Thirrë dhe Katund i Vjetër në Mirditë, ku tymi i dendur ka vështirësuar ndërhyrjen nga ajri dhe era favorizon flakët.

Në malin e Tërbunit në Pukë dhe fshatin Dardhë në Fushë-Arrëz, era dhe terreni po favorizojnë përhapjen e zjarrit, ndërkohë që në këto 2 vatra po punojnë aktualisht në terren rreth 200 forca. Vatrat e tjera në vend nuk paraqesin rrezik të lartë dhe vijon puna e autoriteteve lokale për shuarjen e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë