Para

Zhvlerësimi i euros dhe problemet në Kadastër rritën kreditë me probleme

Nga Gazeta ‘SI’ - Stoku i kredive me probleme u rrit përsëri gjatë muajit korrik, duke ndjekur të njëjtën tendencë si në muajt e kaluar.

Për korrikun 2023, raporti i kredive të këqija ndaj totalit të kredive u rrit në 5.28%. Nga qershori është 0.08% me e lartë, ndërsa nga korriku 2022 është pothuajse nivel i njëjtë.

Rritja e stokut të kredive me probleme lidhet me vonesat e pagesave të huave nga familjarët ose bizneset, pra tregues i një përkeqësimi të aftësisë paguese. Gjithsesi, kohët e fundit, sipas Bankës së Shqipërisë, ka rënë kreditimi i ekonomisë duke e bërë që të rritet raporti i kredive me probleme kur raportohet me përqindje.

Nga ana tjetër, ekspertët e BSH-së shpjegojnë se kjo lidhet edhe me zhvlerësimin e euros që ka ulur vlerën totale të portofolit që më raportohet në lekë.

Pak kohë më parë, sekretari i Shoqatës së Bankave, Spiro Brumbulli tha se problemet në shërbimet kadastrale dy muajt e fundit kanë ngadalësuar kredidhënien në banka, pasi mungojnë dokumentacionet e nevojshme.

Kreditë me probleme vazhdojnë të jenë një ndër misionet kryesore të Bankës së Shqipërisë dhe bankave tregtare.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë