Treg

Fundi i sezonit turistik/ Euro bie përsëri në 106 lekë

Nga Gazeta ‘Si’ - Euro ka thyer përsëri nivelin e 107 lekëve që po mbante prej disa ditësh kundrejt lekut. Sot, 11 shtator, Banka e Shqipërisë raporton se monedha europiane këmbehet me 106.8 lekë, duke humbur 0.45 pikë në një ditë.

Në të njëjtin trend kanë vijuar edhe monedhat e tjera kundrejt lekut. Një dollar këmbehet me 99.68 lekë dhe një paund britanik me 124.85 lekë.

Kjo tregon se qarkullimi i euros në tregun vendas vazhdon të jetë i lartë, ndonëse sezoni turistik është pranë fundit. Forcimi i lekut dhe zhvlerësimi i euros është arsyetuar pikërisht me flukset turistike në vend dhe me rritjen e eksporteve, si nga qeveria ashtu edhe nga Banka e Shqipërisë.

Gjithsesi euro nisi dobësimin që në tremujorin e parë të vitit dhe po vazhdon ende, duke vënë në dyshim arsyetimin e mësipërm. Për ekspertët e pavarur, luhatjet e forta janë burim i parasë informale në vend dhe spekulimit të qëllimshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë